sport

“I përkëdhelur dhe i padurushëm”, situatë e ndërlikuar në dhomën e zhveshjes së Parisit për Mbappe

Sjellja e Mbaappe nuk është më e mira e mundshme dhe ka shkaktuar komente të shumë njerëzve.

Superylli francez ka marrë shumë garanci nga drejtuesit e Parisit por edhe lirinë për të qenë shefi në skuadër. Në fund të fundit, ishte rënë dakord mes dy palëve që Mbappe do të kishte fjalën në çështjet e transferimeve dhe në përgjithësi në çështjet e ekipit.

Të lidhura

None found

Mbappe tani ka pagën më të madhe në Paris edhe se Neymar dhe Messi, ndërkohë që dëgjohet nga administrata dhe jashtë fushës. Ai ishte në favor, për shembull, të shkarkimit të trajnerit Mauricio Pochettino dhe drejtorit të futbollit Leonardo.

Shokët e tij të skuadrës, me të parën Neymar por edhe Messin, tregojnë me lëvizjet e tyre në fushë se janë “thyer” me Mbappen, i cili nga ana e tij është më “i vetmuar”. Madje, në dhomat e zhveshjes dëgjohen komente të shumta nga shokët e skuadrës, ku disa e karakterizojnë atë si “të përkëdhelur dhe të padurueshëm”.

Kujtojmë se pas ndeshjes së fundit ndaj Montpellier, Mbappe pati një konflikt me Neymar. Braziliani u shpreh i pakënaqur që francezit iu besua penalltia. Pas kësaj, Kilian kërkoi të shiste një konkurrent. Si rezultat, drejtori sportiv i PSG-së zhvilloi një takim me lojtarët dhe i pajtoi ata. /albeu.com/

Tags: mbappe

të fundit

Zhegrova renditet i dyti për shanse të krijuara, ndonëse ka luajtur vetëm 141 minuta

Sulmuesi Edon Zhegrova ka krijuar plot nëntë shanse këtë sezon, i dyti me më së shumti pas Douglas Luizit, pavarësisht…

4 minutes ago

Denoncohet tregtari në Itali pas mesazheve kërcënuese: “Kush vjedh, do t’i vrasim gjithë familjen

Një tregtar 35-vjeçar me shtetësi kineze është denoncuar në Itali, pasi vendosi në raftet e dyqanit të tij tabela me…

4 minutes ago

Droni mbi fushë ndal përkohësisht ndeshjen Arsenal–Fleetwood pas dy minutash

Ndeshja mes Arsenalit dhe Fleetwood Townit në EFL Cup angleze u ndërpre vetëm pas dy minutash lojë, pasi një dron…

10 minutes ago

Debat për mbrojtjen ligjore të guvernatorit, miratohen ndryshimet; Gjiknuri shpreh kundërshtime, Zaçaj përmend Luksemburgun

Në Komisionin e Ligjeve, deputetët socialistë votuan në favor të ndryshimit të dy neneve të ligjit për Bankën e Shqipërisë.…

12 minutes ago

Zegjine Çaushi mohon blerjen e banesës 240 mijë euro: Kam prenotuar apartament me kredi dhe këste

Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, ka kundërshtuar pretendimet se pak muaj pasi mori mandatin parlamentar bleu një banesë në…

14 minutes ago

Kosovar wanted under an international warrant extradited from Switzerland

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së…

20 minutes ago