Categories: sport

I përfshirë në baste? Tare nën akuzë nga emisioni investigativ në Rai 3

Një furtunë e vërtetë po shkakton në botën e futbollit lajmi për transmetimin e një investigimi nga ana e emisionit të njohur italian “Report” në Rai 3 mbi drejtorin sportiv të Lazios, ish-sulmuesin kuqezi Igli Tare.

Sipas burimeve, investigimi që do të transmetohet sot në orën 21.15 fillon me një hetim të Prokurorisë së Barit mbi një aleancë midis mafies siciliane, ‘ndraghetës dhe klaneve bareze për të investuar dhe menaxhuar botën e basteve sportive.

Sipas prokurorisë, ndër kompanitë e ndryshme figuronte edhe një subjekt shqiptar, në pronësi, sipas saj, të vëllezërve Genti dhe Igli Tare.

Por drejtori sportiv i Lazios e ka mohuar gjithmonë këtë fakt, aq sa vetë shqiptari deklaron se nuk është dëgjuar asnjëherë për këtë çështje.

Investigimi i “Report” merr parasysh edhe blerjet e fundit të Lazios, në veçanti atë të kosovarit Vedat Muriqi, i cili u transferua nga Fenerbahce për vlerën e 17. 5 milionë euro plus bonuse të tjera, që emisioni “Report” cilëson si të dyshimtë.

 

 

të fundit

Paga e Asllanit është çështja kryesore, Interi dhe Bolonja ulen në tavolinë për të vendosur të ardhmen e mesfushorit të Kombëtares

Bolonja duket se e ka thyer akullin dha tashmë është në gjurmët e Kristjan Asllanit. “Il Resto del Carlino” shkruan…

25 minutes ago

SHOQE TEK “FRIENDS”! Courteney Cox dhe Jennifer Aniston emocionojnë ndjekësit

Shoqe tek Friensd, shoqe përjetë! Aktorja e njohur hollivudiane Courteney Cox ka shpërndarë në rrjetin e saj  sociale  instagram një…

37 minutes ago

“Pa botox dhe photoshop”- Ja si dukej Shkurte Fejza para 32 vitesh (FOTO)

Kthehemi në vitet e 90-ta, kur Shkurte Fejza po krijonte emrin e saj si një nga ikonat më të mëdha…

53 minutes ago

Plagosja e 27-vjeçarit në Korçë! Gjykata cakton masat e sigurisë për katër të arrestuarit

Ditën e sotme, Gjykata e Korçës, ka caktuar masat e sigurisë për katër të arrestuarit, që akuzohen për përfshirje në…

54 minutes ago

Veshja e presidentit ukrainas çështje diskutimi para takimit me Trump, cila do të jetë zgjedhja e Zelensky-t

Veshja e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka qenë çështje diskutimi në takimin e mëparshëm kokë më kokë mes tij dhe…

1 hour ago

Kryeministri i Republikës Srpska, Radovan Viskoviç, jep dorëheqjen pas sanksioneve amerikane dhe akuzave për …

Radovan Viskoviç, kryeministri i entitetit Republika Srpska të Bosnjës dhe Hercegovinës, dha dorëheqjen sot nga posti i tij. Ai është…

1 hour ago