Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj ka kaluar momente frike pasi makina e tij “Ferrari” mori flakë papritur. Për këtë ngjarje ka reaguar vetë futbollisti përmes një postimi në “Insta Story”.
“Mirëmengjesi. Disa media raportuan lajme në lidhje me një ngjarje të ndodhur pak ditë më parë. Dua të theksoj se jam mirë, por edhe njerëzit që ishin me mua janë mirë. Një defekt në makinë shkaktoi ndezjen e zjarrit teksa isha duke ecur përgjatë një rrugë, menjëherë kam bërë një bilanc të situatës dhe jam ndalur në një vend të sigurt.
Për fat të mirë pa asnjë dëmtim në njerëz apo mjete të tjera. Nuk ishte një aksident rrugor, e bëj të qartë se gjithçka është në rregull dhe jam i fokusuar te ndeshja e sotme. Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja”, shkruan Hysaj.
DJ Gimbo ka rrëfyer në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel vështirësitë që ka hasur gjatë rrugëtimit të tij…
Pas një dite të shoqëruar me tensione dhe përplasje gjatë protestës, mbrëmja në sheshin ‘Nënë Tereza’ ka marrë një atmosferë…
Reshjet e dëborës kanë nisur gjatë orëve të pasdites në zonën e Dibrës, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.…
Dashi Shfrytëzojeni gjithë kohen e lire sot për ta kaluar me atë qe keni ne krah sepse me vone do…
Pas një dite të shoqëruar me tensione dhe përplasje gjatë protestës, mbrëmja në sheshin 'Nënë Tereza' ka marrë një atmosferë…
Modelja shqiptare Jori Delli dhe reperi italian Fred De Palma i kanë dhënë fund beqarisë, duke zgjedhur Maldivet për të…