Emisioni Koha Shtesë ka publikuar një tjetër puntatë kushtuar Kombëtares dhe legjionarëve tanë. Këtë herë e ftuar në emision ishte gazetarja e njohur sportive, Qeqa Krelani. Shumë tematika aktuale janë diskutuar me të rreth Shqipërisë, por krahasimi i bërë për Jasir Asanin ishte padyshim niveli tjetër.
“Shpesh them nëse Argjentina zbuloi dorën e Zotit, ne shqiptarët zbuluam këmbën e Zotit. E thëmë në mënyrë metaforike këtë për vlerat e Jasir Asanit. Lojtarët nga Kosova te Shqipëria? Nëse e zgjedh Shqipërinë nga fillimi, jemi të gjithë të gëzuar se ne në Kosovë duam bashkimin kombëtar, një Shqipëri të madhe. Po kur ti vjen te Kosova dhe trajneri të lë në stol, ti pastaj qan dhe thua po iki te Shqipëria, unë mendoj se ti mund të jesh gjithçka, vetëm shqiptar jo. Kjo do të thotë se ti e do për interes vendin tënd, se e do vetëm për arritjet e tua individuale. Nuk i kuptoj këta lojtarët e Kosovës për këto kalkulimet që i bëjnë, unë këtë e quaj skandal”, ka thënë Krelani. /Sport Ekspres/
DASHI Asnjë planet nuk do ndikojë sot në jetën tuaj sentimentale, kështu që gjithçka do shkojë si e kishit ëndërruar.…
“Administrata Trump thuhet se i ka njoftuar zyrtarët iranianë, përmes “kanaleve të shumëfishta”, se është e hapur për mundësinë e…
Në javën e 23-të të Serisë A, Juventusi mposhti Parmën me rezultatin 4-1 në ndeshjen e luajtur në Tardini dhe,…
Java e 22-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll me dy fitore të rëndësishme në transfertë, teksa Vllaznia dhe Tirana…
Rei Manaj ka mbërritur në Turqi, ku pritet të firmosë me skuadrën e Sivaspor dhe të bëhet pjesë e saj…
Papa Leo ka bërë thirrje për një armëpushim vetëm pak ditë para fillimit të Lojërave Olimpike Dimërore në Itali. Duke…