sport

I kryqëzuar për golat kundër Kombëtares, Elseid Hysaj u kërkon falje tifozëve

Elseid Hysaj i ka kërkuar falje Tifozëve Kuq e Zi pas ndeshjes me Kroacinë.

Shqipëria barazoi mes drithërimash në Hamburg, teksa sfida me Kroacinë u mbyll 2-2, në një sfidë mjaft emocionuese dhe të vuajtur nga lojtarët shqiptarë.

Shqipëria merr 1 pikë dhe mbajmë “gjallë” shpresat e kualifikimit.

Hysaj shkoi i pari pas ndeshjes te tifozët e Kombëtares. Kjo për shkak se është kryqëzuar pas gabimeve të bëra në fushë, nga ku kanë ardhur dhe golat e kundërshtarëve.

Ekipi i drejtuar nga Sylvinho kaloi i pari në avantazh me anë të Qazim Laçit, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 11-të.

Asani pasoi për mesfushorin, i cili me kokë mposhti Livakocic. Pjesa e parë do të ishte fantastike për kuqezinjtë, të cilët e mbyllën në avantazh.

Kryesimi i Kombëtares do të ishte deri në minutën e 73-të, ku Kramaric do të barazonte shifrat.

Elseid Hysaj del bllof dhe në këtë mënyrë lojtari kroat gjen rrugën e rrjetës. Sikur të mos mjaftonte vetëm kaq, por pas 4 minutash një autogol i Gjasulës do t’u jepte avantazhin kroatëve.

Kuqezinjtë të “shokuar” dhe minutat e mbetura do të luftohej për të gjetur golin e avantazhit.

Do të ishte Gjasula që do të “çonte” sërish peshë shqiptarët. Mesfushori do të bënte rolin e sulmuesit dhe do të mposhte portierin kundërshtarë.

të fundit

Qytetari-Salianjit në Shkodër: Erdha për ty këtu, nuk do vija as për Berishën apo Ramën! Nuk jam partiak, koha për t’ia lënë drejtimin të rinjve

Në fund të takimit të Ervin Salianjit, një qytetar u ngjit në podium dhe shpjegoi se pse ndodhej në këtë…

3 minutes ago

Salianji i përgjigjet Berishës: Benet Beci, dikur drejtor i PD sot kryebashkiak i PS! S’e njoh presionin, përballë regjimit sillen si lepurusha, te demokratët si tigra

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ndodhet në Shkodër, për takimin e tij të radhës me bazën demokrate në kuadër…

16 minutes ago

“Jemi ende gjallë dhe në këmbë”, Berisha nga Korça: Kishin projektin “Shqipëria pa opozitë”, por ne triumfuam, u ringritëm si feniksi nga hiri

Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot takimin e radhës të Foltores së tij nga qyteti i Korçës, që…

59 minutes ago

Genta Ismajli rikthehet me projekt muzikorë? Ja çfarë ka thënë ajo në një intervistë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, ka ngjallur interes dhe emocion te publiku me deklaratat e saj të fundit, duke…

1 hour ago

Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, automjeti përplas një person që lëvizte me biçikletë

Një aksident është shënuar këtë të shtunë në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, ku një automjet ka përplasur një person…

2 hours ago

Irani: Jemi në luftë totale me SHBA-në, Izraelin dhe Evropën! Po na rrethojnë në çdo aspekt

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, tha në një intervistë të shtunën se Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Evropa po zhvillojnë “luftë…

2 hours ago