sport

I fundit që ka fituar një titull me Feyenoord, Kuyt: Ky është futbollisti që mund të bëjë diferencën në finale

Nuk ka tifoz shqiptar që nuk e njeh ish-sulmuesin Dirk Kuyt, pasi të gjithë kujtojnë eksperiencën e tij tek Liverpooli në Premier League.

Kuyt gjithashtu ka luajtur një periudhë kohe me Feyenoordin, madje titullin e fundit të Eredivision skuadra holandeze e ka fituar kur sulmuesi ishte pjesë e tyre.

Ish-sulmuesi holandez është në Shqipëri për të ndjekur nga afër finalen e madhe, teksa në një intervistë për Supersport analizon situatën e skuadrën holandeze.

Zoti Kuyt, keni qenë pjesë e Feyenoordit kur fituat titullin e fundit në Eredivisie në vitin 2017, ndërsa tani keni shansin të fitoni Conference League…

Eshtë një sezon mjaft impresionues për Feyenoordin. E nisën me një trajner të ri dhe mund të them që ka bërë një punë mjaft të mirë në kampionat. Askush nuk e priste që të Feyenoordi të arrinte finalen e Conference League. Është hera e parë që organizohet ky kompeticion evropian dhe i gjithë Roterdami dhe tifozët janë të entuziazmuar. Edhe unë jam i emocionuar për Feyenoordin. Do të ishte një arritje e pabesueshme nëse e fitojnë këtë trofe. Çdokush është krenar, por në fund ajo që ka rëndësi është të fitosh dhe do të jetë një ndeshje e vështirë, por nëse Feyenoordi fiton, do të ishte e mrekullueshme.

Do të ishte nje sukses nëse fiton në finale jo vetëm për Feyenoordin, por në tërësi për futbollin holandez…

Jemi të vetëdijshëm për disfatën e Ajaxit në finalen e Europa League-s ndaj Manchester United në vitin 2017, ishtë pikërisht ndaj Mourinhos. Mendoj se jo vetëm Feyenoordi bëri mirë në Europë këtë sezon, por edhe Ajaxi, Vitesse dhe PSV, që fituan disa ndeshje. Po i bëjmë një promovim të madh Holandës në Europë dhe shpresoj se më shumë skuadra holandeze do të konkurrojnë për gjëra të mëdha në Europë. Është një ndeshje mjaft interesante. Do të përplasen dy trajnerë me filozofi të ndryshme. Roma është një kundërshtar më difensiv, ndërsa Feyenoordi parapëlqen të luajë futboll sulmues, çka e pamë edhe në gjysmëfinale ndaj Marseille. Ndeshje interesante, ndaj mezi po e pres.

Kush mund të jetë futbollisti që mund ta ndëshkojë Romën?

Sipas mendimit tim, kemi pasur lojtarë mjaft të mirë në këtë edicion. Cyriel Dessers ka shënuar shume gola, por besoj se diferencën do ta bëjë Luis Sinisterra.

 

të fundit

Ndërroi jetë pasi ra nga lartësia, arrestohet administratori i pallatit në ndërtim! Punonjësi 64-vjeçar vdiq nga mungesa e sigurisë në punë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Paskuqanit ku një 64-vjeçar me iniciale H. P.,…

3 minutes ago

KQZ dyfishon shpenzimet për mediat, por përfituesit mbeten të njëjtë

Gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pagoi rreth 1 milion euro për shërbime mediatike,…

12 minutes ago

Bisedimet në Berlin/ Zelenskyy: Gati të heqim dorë nga anëtarësimi në NATO në këmbim të garancive perëndimore

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy shprehu të dielën gatishmërinë për të hequr dorë nga përpjekja e vendit të tij për tu…

1 hour ago

65-vjeçari ndërron jetë në Kamëz, elektricisti bie nga kati i 8-të i pallatit në ndërtim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Kamzës ku një 65-vjeçar ka ndërruar jetë pasi…

2 hours ago

Selvije Jaho merr vendimin pas vdekjes së Shpatit Kasapit

Bashkëshortja dhe djali i Shpat Kasapit janë kthyer në Itali, por kësaj here rruga e tyre është bërë pa të!…

2 hours ago

U përfol për një aksident të rëndë/ Reagon Einxhel Shkira: Ja si qëndron e vërteta

Moderatorja, Einxhel Shkira, ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan në rrjet se kishte pësuar një aksident të rëndë. Përmes një…

3 hours ago