Manchester City mori një fitore të vlefshme ndaj Bournemouth në transfertë, me kampionët e Premier League që triumfuan 1-0 në transfertë. Pas këtij triumfi foli për mediat Pep Guardiola.
Timonieri i “Qytetarëve” u shpeh shumë i lumtur për fitoren, ndërsa foli me superlativa për lojtarët e tij, teksa i quajti “Supermena” pasi po luajnë çdo 3 dite dhe nuk lodhen asnjëherë.
“I dua lojtarët e mi – ata janë supermenë. Ata janë të mrekullueshëm. Ne kemi luajtur çdo tre ditë për shumë vite, dhe rivalët kishin shtatë ditë për t’u përgatitur për lojën. Ne gjithmonë kemi më pak. E di që njerëzit thonë ” ata kanë shumë para”, por ajo që po ndodh me orarin është shumë. Sinqerisht. Ne duhet të vazhdojmë dhe çdo herë më befason se si jemi ende këtu. Ata kanë karakter të jashtëzakonshëm dhe janë kaq konkurrues – edhe kur ata janë të lodhur. Tifozët tanë duhet të jenë krenarë për këta djem”, theksoi Guardiola për “Sky Sports”.
Kujtojmë se aktualisht City ndodhet në vendin e 59 pikë në vendin e dytë në klasifikim, një më pak se Liverpooli kryesues pas 26 javësh kampionat. /newsport.al/
Ish-sulmuesi Kristian Vieri foli për La Gazzetta dello Sport rreth fillimit të Serie A, duke filluar me disa mendime për…
Anis Mehmeti nuk di të ndalet në Angli. Sot për Bristol Sitin ishte pikërisht ai, që zhbllokoi takimin në transfertën…
Një 44-vjeçar është arrestuar këtë të shtunë, pasi dyshohet se ka kryer ndërhyrje në monumentin e kulturës ‘Ura e Vashës’…
Ministri i Kulturës, Turizmit dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka shpërndarë në rrjetet sociale fotografi nga një festë e fundvitit me…
Radhë mjetesh disa kilometra jemi mësuar t’i shohim çdo fundjavë teksa qytetarët u drejtohen zonave turistike, kryesisht juglindjes për të…
Sot, në 29 përfaqësi diplomatike në 18 shtete të ndryshme të botës ka nisur procesi i votimit për mërgatën të…