Categories: sport

I dha fitoren Atleticos, Simeone: E dija që nuk duhej të zëvendësohej Suarezi

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone pati plot lëvdata për Luis Suarez.

Atletico Madrid arriti të fitojë në fund ndaj Osasunas ku në këtë takim u gjend në disavantazh.

Suarez shënoi golin e fitores në min 87’ për të siguruar tre pikë të arta që mund të sigurojnë titullin kampion në La Liga.

Pas ndeshjes, Diego Simeone pati plot lëvdata për uruguajanin.

“E dija që nuk ishte koha për ta zëvendësuar Luis Suarez. Mendoj që me aq shumë shanse që vinin brenda 16 metërshit, me Felix dhe Carrasco anash tij, e dinim që diçka eventualisht do të vjen ndonjë rast”, tha ai.

“Ishte një askion shumë i mirë, Trippier dhe Carrasco i cili luajti mirë në anën e djathtë. Ne jemi shumë të lumtur dhe shkojmë në shtëpi me kënaqësi para ndeshjes finale të sezonit”, shtoi ai.

“Ne do të përgatitemi njejt edhe për ndeshjen e fundit, unë dua punë në stërvitje, për tu siguruar që lojtarët janë të freskët dhe të jenë të rrezikshëm në lojë”, tha Simeone.

“Ne vetëm duam të jemi të sigurt, që të bëjmë krenarë tifozët tanë për skuadrën që kemi”, përfundoi Diego Simeone.

të fundit

Panik në ajër/ Turbulenca gjatë fluturimit për në Amsterdam, avioni i Delta Airlines bën ulje emergjente në SHBA, plagosen 25 persona

Një aeroplan i Delta Airlines që fluturonte për në Amsterdam u detyrua të bënte një ulje emergjente në Minneapolis të…

11 minutes ago

Qeveria jep dritën jeshile, kredi pa interes për disa kategori sociale, ja kush përfiton

Vendimi që përcakton institucionet përgjegjëse dhe procedurat që duhet të ndjekin familjet për të përfituar kredi për banesë me interes…

41 minutes ago

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

Një ndërhyrje e befasishme diplomatike nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i dha fund përplasjes më të ashpër ushtarake në…

1 hour ago

Plagoset me thikë një person në Theth, niset drejt spitalit, detajet e para

Një person ka mbetur i plagosur me thikë në fshatin Nderlysaj në Theth. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur…

2 hours ago

EMRI/ Këshilli i Ministrave emëron drejtoreshën e re të Galerisë Kombëtare të Arteve

Gjatë një mbledhje ditën e sotme, Këshilli i Ministrave, ka emëruar drejtoreshën e re të Galerisë Kombëtare të Arteve. Sipas…

2 hours ago

Kushtetuesja rrëzoi këkesën për ligjin për zonat e mbrojtura, Zhupa: Në Strasburg për mbrojtjen e vendit

Deputetja demokrate Ina Zhupa, e cila ka ndjekur nga fillimi cështjen e zonave të mbrojtura ka reaguar pas vendimit të…

2 hours ago