Kapiteni i kombëtares sonë shqiptare Elseid Hysaj bashkë me trajnerin Reja ishin në konferencë për shtyp përpara sfidës me Andorrën. Hysaj theksoi se humbja ndaj Anglisë është e vështirë të kapërcehet por do të përpiqen ta harrojnë sa më shpejt.
“Është një humbje e thellë dhe na ka ulur pak motivimin, por këto ditë kemi qëndruar të bashkuar, është një humbje që duhet harruar, kemi dhe një ndeshje tjetër dhe do të kërkojmë maksimumin për t’i mbyllur në mënyrën më të mirë këto eliminatore.
Ishte një humbje vërtetë e rëndë por nuk duhet të harrojmë që luajtëm ndaj Anglisë, një kundërshtari që ka në përbërje lojtarë të kalibrit të lartë botëror, gjithsesi kjo humbje do të na shërbejë si një mësim për t’u ringritur.
None found
Historia na thotë që Andorra është një ekip që bezdis të gjitha skuadrat dhe nuk është e lehtë të përballesh. Por ne gjatë këtyre viteve jemi rritur, jemi përmirësuar, jemi një skuadër më e fortë se më parë. E dimë që Andorra është një ekip i rrezikshëm, por ne do të hymë në fushë për të fituar.
Vendi i 3-të është një pozicion i mirë për ne, e kemi vendosur disi në rrezik por gjithsesi besojmë që do ta mbyllim grupin me 18 pikë. E kemi vlerësuar maksimalisht Andorrën dhe do të kërkojmë 3 pikët në këtë sfidë”, u shpreh Hysaj./h.ll/albeu.com
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pas vendimit të sotëm të…
Gjyqtari Christopher Gosnell tha se gjatë vizitës së Isni Kilajt në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, më 6 tetor 2023,…
Gjyqtari Christopher Gosnell tha se Hashim Thaçi dhe Bashkim Smakaj akuzohen për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen…
Gjyqtari Christopher Gosnell tha se në rastin e Hashim Thaçit dhe Fadil Fazliut bëhet fjalë për tentativë të pengimit të…
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë për mungesë të investimeve në sektorin e energjisë, duke ngritur pyetjen se…
Hashim Thaçi, është shpallur fajtor për disa akuza nga gjykata në Hagë në lidhje me gjyqin për pengim të drejtësisë.…