sport

Hysaj e pranon gabimin: Do të bëj një analizë me veten time

Mbrëmja e sotme është mbyllur me zhgënjim në Tel Aviv. Izraeli na fundos në fund të grupit me fitoren 2-1.

Ndeshja nis me një rast të pastër nga Armando Broja, i cili gabon një për një me portierin. Izraeli pati rastet e veta në pjesën e parë, ndërsa në minutën e fundit ishte Broja i cili sërish dështon ballë për ballë portierit.

Të lidhura

None found

Pjesa e dytë nis me festën izraelite. Vetëm 40 sekonda nga fillimi i fraksionit të dytë të lojës dhe Vajsman shkund rrjetën. Kuqezinjve u mungon kthjelltësia pas disavantazhit, prandaj Reja ndërhyn me zëvendësimet. Uzuni hyn nga stoli dhe për një moment merr rolin e heroit. Sulmuesi beratas konfirmon formën e jashtëzakonshme që po kalon, teksa në minutën e 86 realizon një gol për kornizë me topin që gjendej ende në ajër.

Por festa i lë shpejt vendin trishtimit. Veseli flak në kosh magjinë e Uzunit, teksa bën një gafë amatoreske në zonë. Mbrojtësi i Beneventos nuk koordinohet dot me topin dhe ngatërrohet me këmbët e tij. Topi mbetet në zonë dhe Izraeli kalon sërish në avantazh. Festa i takon e gjitha izraelitëve, të cilët siguronë vendin e parë në grup dhe sezonin e ardhshëm do të jenë pjesë e Ligës A në Ligën e Kombeve. Më poshtë gjeni intervistat për “Supersport”:

Hysaj: “Nga gabimet individuale kemi pësuar, si unë dhe të tjerë. Kemi bërë gjithmonë nga këto gabime individuale që na penalizojnë. E filluam mirë me katër mbrojtës, por pasi po na vendosnin në vështirësi, u kthyem me pesë në mbrojtje. U treguam se dimë të luajmë dhe mund ta fitonim ndeshjen. Nuk ndihem mirë. Do të bëj një analizë me veten time për këto gabime që bëra dhe të jem gati për ndeshjen tjetër”.

Uzuni: “Nuk ndihem mirë. Kam luajtur gjithmonë me injeksione në këto ndeshjet e fundit te Granada. Kam luajtur me gjilpëra këto minuta edhe te Shqipëria. Mos të gabojmë gjithmonë kështu, gjithmonë e pësojmë në fund. Është një nga golat e mi më të bukur të karrierës”.

Tags: hysaj

të fundit

Death of young man in Kamëz, police issue official statement: He had gone to his uncle’s house to repair the water tank when he came into contact with power…

Policia e Kamzës ka reaguar lidhur me ngjarjen tragjike të regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne ku i riu Roland…

17 minutes ago

Rikthimi i Matthijs de Ligt te Manchester United: Sfida e holandezit pas operacionit të rëndë në shpinë

Kanë kaluar më shumë se 250 ditë që kur Matthijs de Ligt është parë për herë të fundit në fushë…

26 minutes ago

Horoskopi 1 Shtator 2026/ Çfarë parashikojnë yjet për dashurinë, financat dhe karrierën

Dashi Është ditë shumë e mirë për të bërë disa veprime rutinë dhe për të vendosur kontakte me persona të…

39 minutes ago

Një sfidë e vështirë pas 120 minutave me Pafos”, Glen Daja flet për Përndrecën: Vendimi do të publikohet nga klubi

Glen DajaDinamo ka fituar mbrëmjen e sotme ndaj Skënderbeut, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të “Abissnet Superiore”…

40 minutes ago

Qefalija shpallet “Lojtari i Ndeshjes” ndaj Skënderbeut: Dinamo do të ruajë ritmin e Evropës edhe në kampionat

Klevi QefalijaDinamo ka fituar mbrëmjen e sotme ndaj Skënderbeut, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të “Abissnet Superiore”…

50 minutes ago

Vdekja e të riut në Kamëz, policia me njoftim zyrtar: Kishte shkuar te xhaxhai të rregullonte depozitën e ujit, ra në kontakt me telat e korrentit

Policia e Kamzës ka reaguar lidhur me ngjarjen tragjike të regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne ku i riu Roland…

51 minutes ago