Hungaria konfirmohet edhe njëherë supriza e grupit të 3 në Ligën A, pasi ka “turpëruar” edhe Anglinë në Wolverhampton duke marrë kryesimin e grupit dhe duke lënë pas ekipe si Gjermania, Italia dhe Anglia.
Pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin minimal të miqve pas një goli të Sallai që në minutën e 16.
Pjesa e dytë do të niste me një Angli më kërkuese, por miqtë shënojnë sërish me Sallai, i cili jep siguri dhe qetësi të tijve që do të shënonin edhe dy gola të tjerë në minutën e 80 me Nagy dhe Gazdag në minutën e 89, duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin e thellë, 0-4.
Ndeshje spektakolare ajo mes Holandes dhe Uellsit e cila mbyllet me fitoren e ngushtë 3-2 të “tulipanëve”.
Vendasit do të merrnin avantazhin e dyfishtë pasi Lang në minutën e 17 dhe Gakpo në minutën e 23 do të përfundonin topin në rrjetë, por vetëm 3 minuta më vonë miqtë do të ngushtonin rezultaun me Johnson.
2-1 do të ishte rezultati i 45 minutave të para, ndërsa u duk se edhe e dyta do të përfundon me të njëjtin rezultat, por jo.
Bale tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 90+2, ndërsa Depay një minut më vonë do të conte në delir tifozët e Holandës duke rikthyer të tijët në avantazh dhe duke i dhënë kështu fitoren.
Holanda kryeson grupin e 4 me 10 pikë.
Belgjika bën detyrën ndaj Polonisë duke i mjaftuar një gol i Batshuayi në minutën e 16. /albeu.com
Dashi Dite mjaft pozitive dhe e mbushur me momente te lumtura kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndani çdo…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të marte në emisionin "Zonë e…
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka folur për hetimet dhe masat e dhëna nga SPAK në lidhje me abuzimet…
Këgëtarja Aurela Gaçe ka folur pa dorashka për karrierën e saj të gjatë dhe të sukseshme muzikore. E ftuar në…
Aktori britanik Callum Turner ka surprizuar me deklaratën e tij më të fundit, duke zbuluar se po rishikon me kujdes…
Kremlini tha të martën se pjesëmarrja evropiane në negociatat e vazhdueshme mbi planin e paqes të SHBA-së për Ukrainën nuk…