Fernando Santos nuk do të jetë më trajneri i Polonisë. Humbja në Tiranë me rezultatin 2-0 ndaj Shqipërisë, ka rezultuar fatale për trajnerin e Polonisë, i cili largohet në këtë mënyrë si një dështim në krye të pankinës.
Polonia është ende në garë për një vend në Europian megjithëse rrugëtimi i tyre është komplikuar shumë. Për të provuar diçka më tepër në ndeshjet e fundit, Federata Polake e Futbollit ka menduar të bëjë një ndryshim në stol, lajm ky që konfirmohet nga të gjitha mediat polake dhe pritet vetëm zyrtarizimi për shkarkimin e tij.
Santos ka një lidhje të ngushtë me Shqipërinë. Në vitin 2014, Shqipëria fitonte me rezultatin 0-1 ndaj Portugalisë dhe kjo bënte që Federata portugeze të shkarkonte Paulo Benton dhe vendin e tij e zinte Santos, duke fituar edhe Europianin me Portugalinë.
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, i dërguari special i Presidentit Donald Trump,…
Lëvizja “Shqipëria Bëhet”, zhvilloi sot protestën e e tretë kombëtare para kryeministrisë, ku pas përfundimit të saj janë regjistruar përplase…
Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”, përmes së cilit ka falenderuar…
Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, duke folur para Kryeministrisë deklaroi se qeveria e Ramës ka mbjellë vetëm frikë dhe…
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, akuzoi sot nga Lapraka kryeministrin Edi Rama se hakoi sistemin kibernetik dhe kompjuterët e SPAK-ut…
Burnley detyron Liverpool të bëjë një tjetër gjysmëhapi fals në Premier League teksa arriti t’i marrë një pikë në Anfield…