sport

Humbi dje përballë Realit, Jurgen Klopp: Kur është finalja e radhës? Dua të prenotoj hotelin

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klop, nuk e ka humbur optimizmin pas humbjes ndaj Realit të Madridit në finale.

Klop është shprehur i bindur se në finalen e radhës ai do të jetë sërish.

“Kur është finalja e radhës sepse dua të prenotoj hotelin pasi do te jem sërish”, është shprehur Klop.

“Kur një lojtar dështon të shënojë, nuk ka të bëjë me lodhjen. Ne gjithashtu duhej të mbroheshim mirë por nuk e bëmë një gjë të tillë. Ndihem krenar për skuadrën pasi kemi zhvilluar një sezon mbresëlënës. Ne nuk kemi fituar dy ndeshje dhe kemi humbur gjithçka për detaje minimale”, ka shtuar ai.

Gjermani i Liverpoolit u ndal fillimisht te momenti i golit të Realit duke thënë se vendimi i arbitrave për fat të keq ishte kundër Liverpool-it edhe pse për çështje centimetrash.

Pas një sezoni të tillë, një humbje si kjo djeg dhe shumë madje por ai shton më pas se paraqitja e portierit kundërshtar ishte e jashtëzakonshme.

“Courtouis bëri disa pritje spektakolare. E kemi goditur portën plot 9 herë ndërsa ata vetëm një herë dhe shënuan gol. Reali luan shumë në thellësi dhe kanë një kundërsulm vrastar. E përgëzoj skuadrën e Ancelottit pasi e meritojnë këtë sukses. Janë mbretërit e Europës. Mendoj që një ditë edhe Reali do ta humbasë një finale sepse nuk janë të pathyeshëm”, theksoi tekniku i skuadrës angleze.

të fundit

Santiana Maloku: Mosmirënjohja s’është mungesë kujtese, por mungesë zemre

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Santiana Maloku, e njohur për aktivitetin e saj të vazhdueshëm në rrjetet sociale,…

40 seconds ago

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, kamionçina përplas gruan e moshuar/ Shoferi shoqërohet në komisariat

Një aksident me pasojë plagosjen e një gruaje të moshuar ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në aksin rrugor…

20 minutes ago

“Ka marrë një plumb në dorë”, kush është 50-vjeçari që u plagos në Mamurras! Policia del me njoftim zyrtar

Policia e Kurbinit ka reaguar zyrtarisht në lidje me plagosjen me armë zjarri që ndodhi pasditen e kësaj të mërkure…

29 minutes ago

Këshilli i Mandateve shqyrton imunitetin e Ballukut të premten/ Shehaj thërret protestë në të njëjtën orë përpara Kuvendit

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin në protestë të premten, në orën 10:30,…

1 hour ago

Mungoi në mbledhjen e Këshillit Kombëtarë të PD-së, Salianji zbulon arsyen: Doja të mos hiqnin vëmendjen nga skandali Rama-Balluku dhe ai i AKSh-it

Ish-deputeti Ervin Salianji ka shpjeguar arsyen e mungesës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Salianji shprehet se qëllimi ishte…

1 hour ago