Hulk bëhet baba për herë të katërt. Ish-lojtari i Porto, Zenit dhe tani i Atletico Mineiro ka bërë të ditur përmes rrjeteve të tij sociale se ka një vajzë.
Në fakt, gruaja që solli në jetë fëmijën e tij nuk është askush tjetër veçse mbesa e ish-bashkëshortes së tij. Një lidhje që kishte bërë bujë në Brazil.
“Zaja jonë e vogël lindi nën bekimin e Zotit të Plotfuqishëm, Atit tonë. Zaia do të thotë e ndritur, fat, lule që lulëzon dhe vjen të sjellë dritë e të ndriçojë më shumë jetën tonë. Eja të lulëzosh shtëpinë tonë dashuria ime. Ne kemi ëndërruar për ardhjen tuaj për një kohë të gjatë. Jam i lumtur që mund të përjetoj hirin e premtimeve të Perëndisë.
Faleminderit, Zoti im, për familjen time që do ta nderoj dhe do ta dua përjetë. Ti je përgjigjja e lutjeve tona, bijë, ke ardhur të na e bësh jetën edhe më të bukur.
Ju jeni bekimi ynë. Mirësevini princesha ime, do të të dua dhe do të të mbroj përgjithmonë”. Hulk, babai yt. /albeu.com/
Vijojnë ndryshimet në kupolën e lartë të drejtuesve të policisë së shtetit ku së fundmi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë…
Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka ndarë pamje nga vizita e…
Gjatë 24 orëve të fundit, janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat 2 janë aktive dhe 2 janë nën…
Një aferë korrupsioni e përmasave të mëdha pritet të shpërthejë në ditët në vijim, me protagonist ish-kryebashkiakun e Tepelenës, Tërmet…
Më shumë se shtatëdhjetë pjesëmarrës në protesta u arrestuan në Londër, Mançester dhe Kardif, pasi lëvizja pro-palestineze Palestine Action u…
Është vënë në pranga autori që plagosi me armë zjarri pasditen e 12 korrikut në një lokal në Valias, 34-vjeçarin…