Palestina ka triumfuar 0-3 ndaj Hong Kongut, në sfidën e vlefshme për Kupën e Azisë.
Për palestinezët kjo është fitorja e tyre e parë në historinë e kompeticionit dhe e mjaftueshme për të kaluar në fazën tjetër si një nga katër skuadrat më të mira të vendit të tretë.
Oday Dabbagh ishte heroi në Doha me dy gola dhe menjëherë pas vërshëllimës së arbitrit, lojtarët dhe stafi i Përfaqësueses së njohur festuan në fushë, duke u përqafuar me njërin tjetrin dhe duke valëvitur valëvitur flamuj.
“Ne ia dolëm të sjellim një buzëqeshje në fytyrat e atyre që na ndjekin… brenda apo jashtë Palestinës”, tha pas sfidës kapiteni Musab Al-Battat.
Sido që të shkojë rrugëtimi, të besuarit e Makram Daboub e kanë fituar Kupën e vet. Një sukses historik, që me siguri do të mbahet mend gjithmonë.
Ditën e sotme, organizata e medias ka dalë me një deklaratë për shtyp sa i takon ndryshimeve të propozuara në…
Që prej orëve të para të ditës së sotme të gjitha rrugët e Qarkut Dibër, janë nën pushtetin e mjegullës.…
Në Gjykatën Administrative të Tiranës, është hedhur shorti për shqyrtimin e padisë së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Gazetarja Klodiana…
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, bazuar në informacionet e siguruara gjatë një…
Izraeli po përgatitet për bisedime me administratën e Donald Trump mbi një marrëveshje të re 10-vjeçare sigurie, duke synuar zgjatjen…
Shërbimi Kombëtar i Motit në SHBA, ka paralajmëruar për mundësinë e një stuhie tjetër dimërore, që do të godasë gjysmën…