Categories: sport

Historia rishkruhet në Kupën e Botës: rekordet e Mbappes, Messit, Deschampsit dhe yjeve të tjerë

Edicioni i Kupës së Botës i zhvilluar në SHBA, Kanada dhe Meksikë është mbyllur, por ngjarjet dhe emocionet e tij pritet të kujtohen gjatë nga futbolldashësit. Turneu më i madh i organizuar deri tani solli një rritje të numrit të skuadrave dhe ndeshjeve, ndërsa prodhoi edhe shumë rekorde.

Të lidhura

None found

Në mesin e arritjeve kryesore të këtij Botërori spikat rekordi i Kylian Mbappes. Sulmuesi i Francës është ngjitur në krye të renditjes historike të golashënuesve të Kupës së Botës, duke arritur në 22 gola.

Para këtij edicioni, vendin e parë e mbante gjermani Miroslav Klose me 16 realizime. Tashmë Mbappe udhëheq me 22 gola në po aq ndeshje, përpara Lionel Messit, i cili numëron 21 gola në 34 paraqitje, dhe Kloses me 16 gola në 24 takime.

Edhe Lionel Messi ka shtuar rekorde të tjera në historinë e kompeticionit. Futbollisti argjentinas është lojtari me numrin më të madh të fitoreve në Kupën e Botës, me gjithsej 23 triumfe.

Messi ka vendosur gjithashtu rekordin prej nëntë ndeshjesh radhazi me të paktën një gol, si dhe atë për numrin më të lartë të realizimeve nga jashtë zonës së rreptësisë, me shtatë të tillë.

Një tjetër moment historik i përket Cristiano Ronaldos. Kapiteni portugez mbetet i vetmi futbollist që ka gjetur rrugën e rrjetës në gjashtë edicione të ndryshme të Kupës së Botës.

Didier Deschamps, ndërkohë, është bërë trajneri me më shumë ndeshje të drejtuara në historinë e Kampionateve Botërore. Francezi e ka çuar në 26 numrin e paraqitjeve si trajner, duke lënë pas Helmut Schönin e Gjermanisë Perëndimore, i cili mbante rekordin e mëparshëm me 25 ndeshje.

Rekord është shënuar edhe në pankinën e Curaçaos. Dick Advocaat, në moshën 78 vjeç e 271 ditë, u bë trajneri më i vjetër që ka udhëhequr një ekip në një takim të Kupës së Botës. Këtë arritje ai e regjistroi në ndeshjen e fundit të skuadrës së tij kundër Bregut të Fildishtë.

Jude Bellingham dhe Harry Kane, së bashku me francezët Ousmane Dembele dhe Kylian Mbappe, kanë hyrë gjithashtu në histori. Ata janë bashkëlojtarët e parë që shënojnë secili nga gjashtë ose më shumë gola brenda të njëjtit edicion të Kupës së Botës.

Johan Manzambi i Zvicrës vendosi një tjetër rekord, duke u bërë zëvendësuesi më i ri që realizon dy herë në një ndeshje të këtij kompeticioni. Ai ishte 20 vjeç e 247 ditë kur e shënoi këtë arritje.

Në kategorinë e asistimeve, standardi i ri u vendos nga Michael Olise. Lojtari i Francës e përfundoi turneun me shtatë asistime, më shumë se çdo futbollist tjetër në një edicion të vetëm të Botërorit.

Rekordi i mëparshëm i përkiste legjendës braziliane Pele, i cili kishte dhënë gjashtë asistime në Kupën e Botës të vitit 1970. Pesë nga shtatë asistimet e Olises shkuan për Kylian Mbappen, duke krijuar një rekord të ri për bashkëpunimin mes dy lojtarëve gjatë një edicioni të turneut.

Një rekord tjetër u regjistrua nga Rodri në repartin e mesfushës. Spanjolli realizoi 790 pasime të sakta, shifra më e lartë e arritur ndonjëherë nga një lojtar në një edicion të Kupës së Botës.

Edhe rekordi i mëparshëm mbahej nga vetë Rodri, pas 638 pasimeve të kompletuara në Botërorin e Katarit. Para tij, Xavi kishte regjistruar 599 pasime të sakta në edicionin e vitit 2010.

Portieri i Curaçaos, Eloy Room, barazoi shifrën më të lartë të pritjeve në një ndeshje të Kupës së Botës, pasi ndërhyri me sukses 16 herë përballë Ekuadorit.

Tim Howard i SHBA-së kishte realizuar po 16 pritje në vitin 2014, por portieri amerikan e kishte arritur këtë total në një takim që përfshiu edhe dy vazhdime me nga 15 minuta.

Në portën e Spanjës, Unai Simon vendosi rekordin për numrin më të madh të ndeshjeve pa pësuar gol në Kupën e Botës. Ai e ruajti portën të paprekur në shtatë takime.

Kupa e Botës në Amerikën e Veriut dhuroi jo vetëm një shfaqje të madhe futbollistike, por hapi edhe një faqe të re në historinë e rekordeve të kompeticionit.

të fundit

Angli/ Ndryshimet në ligjin e emigracionit synojnë t’i japin fund bllokimit të dëbimeve përmes Konventës Evropiane

Kriminelët e huaj dhe emigrantët e tjerë nuk do të përfitojnë më nga paraqitja e rreme e rrethanave të tyre…

5 minutes ago

Isaias lë katër të vdekur dhe rreth 600 mijë subjekte pa energji në jug të SHBA-së

Stuhia tropikale Isaias ka shkaktuar të paktën katër viktima në jug të Shteteve të Bashkuara, ndërsa qindra mijëra banesa dhe…

5 minutes ago

PS mbledh të mërkurën grupin parlamentar dhe kabinetin qeveritar, zbardhet njoftimi për deputetët

Partia Socialiste do të zhvillojë të mërkurën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS dhe kabinetit qeveritar. Gazetarja e…

9 minutes ago

QMK-ja bashkërendoi evakuimin e sigurt të dy të huajve nga zona e Piribegut

Sot, në orën 08:22, përmes Numrit të Vetëm për Thirrje Emergjente 112, në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK) është…

33 minutes ago

“Atdheu mbetet atdhe edhe kur të shkakton dhimbje”/ Auron Tare denoncon braktisjen e themeleve të shtëpisë së Mitrush Kutelit

Historiani dhe studiuesi Auron Tare ka publikuar pamje nga rrënojat e shtëpisë së shkrimtarit të njohur shqiptar Mitrush Kuteli, duke…

35 minutes ago

Vllaznia kërkon fitoren ndaj Dinamos, skuadra e Dajës synon të ruajë ritmin e kampionit në “Loro Boriçi

Vllaznia - Dinamo Vllaznia 0 – 0 Dinamo 1’ - Nis sfida në “Loro Boriçi” [...]Read More...

36 minutes ago