sport

Historia e trishtë e Essien: Ftoi të gjithë shokët e ekipit të Real Madrid për ditëlindje, i shkuan vetëm dy

Sezoni 2012-2013 nuk ka shkuar aspak mirë për Realin e Madrid.

Madrilenët e nisën në mënyrën më të keqe kampionatin dhe në fund titulli përfundoi në duart e Barcelonës. Pavarësisht se në fund Reali arriti të grumbullonte 85 pikë, përfundoi 15 pikë larg katalanasve.

Të lidhura

None found

Dështimi vazhdoi me eliminimin nga gjysmëfinalja e Kupës së Mbretit dhe njëkohësisht do të humbiste edhe finalen e Champions League.

I vetmi triumf në atë sezon ishte fitimi i Superkupës së Spanjës.

Kjo nuk mund të ishte pak mes lojtarëve të pafundmë që ishin të klasin botëror. Thjeshtë për t’iu sjell në kujtesë emra si Cristiano Ronaldo, Ramos, Benzema, Modriç, Kaka.

Asokohe skuadra drejtohet nga Mourinho dhe sigurisht që ambienti në dhomat e zhveshjes, atmosfera ishte e zymtë.Në 3 dhjetor 2012, mesfushori i atëhershëm i Real Madridit, Michael Essien festoi ditëlindjen e tij të 30-të. Ai ftoi të gjithë ekipin në festë, por i shkuan vetëm dy shokë të skuadrës.

Këtë e ka zbuluar Rob Beasley në librin e tij për Mourinhon.

‘Morurinho më tregoi se Reali është një klub politik ku situata shpeshherë është ndërluftuese dhe më solli shembullin e historisë së Essien. Kishte ftuar të gjithë shokët e skuadrës për datëlindjen e 30, por vetëm disa prej tyre do t’i vinin. Mourinho duhej ta ngushëllonte Esien për t’i thënë se shokët e tij nuk kishin asgjë personale me të dhe refuzimi i ftesës së tyre nuk do të thoshte se nuk e pëlqenin si shok’.Të vetmit që mbërritën në atë datëlindje te Essien ishin Modriç dhe Carvalho. Sigurisht që atmosfera nuk ishte më e mira e mundshme duke parë sesa lojtarë e kishin refuzuar ftesën e datëlindjes, por në fund të fundit, dy ishte më mirë sesa zero.

të fundit

Video: drunk son approaches enraged bull in arena, mother rushes in to save him

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

3 hours ago

Smart glasses and micro cameras in South Korea’s national exam, 111 candidates suspected of violations

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

3 hours ago

VIDEO/ Djali i dehur i afrohet demit të tërbuar në arenë, nëna futet me vrap për ta shpëtuar

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

3 hours ago

Syze inteligjente dhe mikrokamera në provimin kombëtar të Koresë së Jugut, 111 kandidatë dyshohen për shkelje

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

3 hours ago

Propozimi i ri i Wenger për pozitën jashtë loje fokusohet te pjesa e sipërme e trupit

Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…

4 hours ago

Storms and snow” / weather forecast for the weekend and next week, here’s what meteorologists warn

Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…

4 hours ago