Futbollist, miliarder, viktimë e mashtrimit!
Sipas gazetës portugeze “Jornal de noticias”, Cristiano Ronaldo u mashtrua nga një agjente udhëtimesh për një total prej 288.000 eurosh për tre vjet.
None found
53-vjeçarja përdori kartat e kreditit dhe fjalëkalimet e futbollistit portugez mes viteve 2007 dhe 2010 duke vjedhur para për 200 udhëtime që Ronaldo nuk i kishte bërë kurrë. Në atë kohë, sulmuesi luante për Man United e më pas për Real Madridin.
Kapiteni i Portugalisë i kishte besuar disa nga dokumentat e tij të pandehurit pa e ditur se çfarë i ndodhi atyre. Rastësisht, ai nuk ishte viktima e vetme e gruas. Para se agjensia turisitike të bëhej e vetëdijshme për krimin, e akuzuara kishte kohë që mashtronte agjentin e Ronaldos, Jorge Mendes dhe yje të tjerë të futbollit portugez për para. Në total kishte siguruar 350.000 euro.
Bild bën me dije se gruaja u dënua nga gjykata e Portos në vitin 2017 dhe ka qenë e arrestuar për katër vite. Në krahun tjetër agjencia e udhetimeve rimbursoi “viktimat”. Mashtruesja ende po punon për të paguar atë shumë te ish-punëdhënësi i saj dhe tani punon si pastruese. r.t/albeu.com/
Dashi Dita do të nisë me stres, ndërsa momentet e lumtura do të vijnë gjatë orëve të para të mesditës.…
Bruno Guimaraes ka shpjeguar arsyet që e shtynë të largohej nga Newcastle United dhe t’i bashkohej Arsenalit, duke thënë se…
Mikel Arteta ka zbuluar ambiciet e mëdha të Arsenalit, duke theksuar se klubi londinez synon të bëhet klubi më i…
Pasiguria e krijuar nga zhvillimet globale dhe tensionet gjeopolitike po i shtyjnë njerëzit më të pasur të botës të kërkojnë…
Pasiguria e krijuar nga zhvillimet globale dhe tensionet gjeopolitike po i shtyjnë njerëzit më të pasur të botës të kërkojnë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Durrësit ku një 30-vjeçar është plagosur me kaçavidë në…