Categories: sport

Histori e jashtëzakonshme në Evropë, futbollisti pa parakrah nxjerr jashtë sllovenët

Një tjetër ngjarje e rrallë në futboll ka kapërcyer kufijtë e sportit, duke u shndërruar në një histori të vërtetë frymëzimi. Protagonist është danezi Marius Kryger Lindh, i lindur pa parakrahun e djathtë, i cili hyri në histori pasi shënoi kundër Koper në kualifikueset e Ligës së Konferencës.

Të lidhura

None found

NSI Runavik, skuadra e Lindh nga Ishujt Faroe, realizoi një befasi të madhe duke eliminuar ekipin slloven Koper në raundin e dytë kualifikues të kompeticionit të tretë evropian për klube.

Runavik e kishte humbur 3-1 takimin e parë në fushën e vet, por në Slloveni arriti të fitonte 3-1 pas vazhdimeve, ndërsa 90 minutat përfunduan me rezultatin 0-2. Më pas, skuadra nga Ishujt Faroe triumfoi 4-3 në serinë e penalltive dhe siguroi kualifikimin në raundin e tretë.

Goli që e çoi NSI Runavik në vazhdime mbajti firmën e Lindh. Mesfushori realizoi në minutën e 70-të, duke e ndryshuar rezultatin në 2-0.

Rëndësinë e këtij momenti e shton fakti se Lindh u bë vetëm futbollisti i dytë pa një parakrah që arrin të shënojë në një kompeticion evropian për klube.

Përpara tij, këtë arritje e kishte regjistruar irlandezo-veriori Jimmy Hasty. Si pjesë e klubit irlandez Dundalk, ai shënoi më 25 shtator 1963 në fitoren 2-1 kundër skuadrës zvicerane Zurich në Kupën Evropiane.

Tifozët e quanin Hasty-n “Mrekullia me një krah” dhe ai vazhdon të konsiderohet një legjendë. Tani, 63 vjet më vonë, Lindh ka arritur të përsërisë suksesin e tij të jashtëzakonshëm.

Udhëtimi frymëzues i Lindh drejt arenës evropiane

Marius Kryger Lindh, 27 vjeç, është një mesfushor danez që ka lindur pa parakrahun e djathtë. Ai është gjithashtu i vetmi futbollist aktiv pa një krah që luan në një nivel kaq të lartë ndërkombëtar.

Karriera e tij profesionale në Ishujt Faroe nisi në vitin 2022. Që prej mbërritjes atje, ai ka veshur fanellat e AB, B36 dhe NSI, ndërsa në vitin 2024 u shpall lojtari i vitit gjatë periudhës kur aktivizohej me B36.

Para transferimit në Ishujt Faroe, Lindh kishte luajtur për ekipin danez Slagelse. Golin ndaj Koper e realizoi në paraqitjen e tij të gjashtë në Ligën e Konferencës. Në 24 ndeshje me Runavik gjatë këtij sezoni, ai numëron katër gola dhe gjashtë asistime.

Në raundin e tretë kualifikues, Runavik do të ketë përballë Luganon. Zviceranët vlerësohen si favoritë në letër, por skuadra nga Ishujt Faroe ka dëshmuar tashmë se mund të realizojë bëma të mëdha, ndaj përballja nuk pritet të jetë e lehtë për ta.

të fundit

Ilir Beqaj pas lirimit nga paraburgimi: Afatet kishin përfunduar, më janë shkelur të drejtat

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka reaguar për herë të parë pas vendimit për lirimin nga paraburgimi dhe caktimin ndaj…

8 minutes ago

LDK shpreh vullnet për bashkëpunim, por analistët dyshojnë në formimin e institucioneve

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) thotë se do të bashkëpunojë me fituesen e zgjedhjeve të 7 qershorit, Lëvizjen Vetëvendosje (LVV),…

16 minutes ago

Temperaturat deri në 40 gradë në Maqedoni, ISHP rikthen këshillat për mbrojtjen e shëndetit

Shmangia e ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell dhe aktiviteteve në natyrë midis orës 11:00 dhe 17:00, veshja e rrobave të…

17 minutes ago

Zjarret në jugun e Shqipërisë/ Era dhe temperaturat favorizojnë përhapjen e flakëve, ndërhyn helikopteri

Prej mesnatës së kaluar, një vatër e madhe zjarri vijon të jetë aktive pranë Palasës, duke përfshirë një kodër. Flakët…

19 minutes ago

Border Waiting Times Increase, Diaspora Members Wait Up to 30 Minutes to Enter Kosovo

Fluksi i mërgimtarëve në hyrje të pikave kufitare në Kosovë po shtohet. Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka përditësuar të…

21 minutes ago

Geci: A New Era for Justice Begins with Gërvalla; No One Can Be Above the Law

Halil Geci ka shprehur mbështetje për ministren në detyrë të Drejtësisë, Donika Gërvalla, duke vlerësuar se me drejtimin e saj…

22 minutes ago