Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për fazën e eliminimit direkt në garën më të madhe evropiane për klube Ligën e Kampionëve.
16 skuadra të mbetura në garë kanë mësuar emrat e kundërshtarëve në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.
Bayern Munich, Arsenal, Real Madrid, Real Sociedad, Atletico Madrid, Borussia Dortmund, Manchester City dhe Barcelona janë skuadrat që kanë fituar grupet.
Ndërkohë nga vendet e dyta janë kualifikuar skuadrat si Copenhagen, PSV, Napoli, Inter, Lazio, PSG, RB Leipzig dhe Porto.
Ndeshja kryesore padyshim që do të jetë ajo mes Interit dhe Atletico Madridit, por interesant është edhe dueli Porto – Arsenal.
Kampioni në fuqi i Evropës, Manchester City do të ketë punë të lehtë me danezët e Copenhagen, derisa Real Madridi përballet me gjermanët e RB Leipzig. Barcelona do të përballet me Napolin në këtë fazë, derisa Bayern Munich do të ketë punë me skuadrën kryeqytetase italiane Lazio.
Sfidë shumë interesante është edhe ajo mes PSV Eindhoven dhe Borussia Dortmund si dhe PSG e Real Sociedad. Më poshtë keni dhe një sondazh, se kë e shikoni si favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve? /Telegrafi/
Prime-i i sotëm ka nisur me debate në shtëpinë e Big Brother, kjo pasi është bërë një lidhje direkte mes…
AMP ka arrestuar kryeinspektorin e shërbimit zjarrfikës në Elbasan. Aio u arrestua, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Mbi…
Një aksident rrugor ka ndodhur minutat e fundit pranë Lungomares në Vlorë. Një automjet ka përplasur një motor që po…
Banorja e Big Brother Vip Kosova Elijona, gjatë mbrëmjes së fundit ndau me publikun një histori personale të pa bërë…
Kur sateliti rus – që mund të lëshojë satelitë të tjerë në orbitë – manovroi në afërsi të një sateliti…
Gazmend Bardhi reagoi edhe një herë ndaj mbetjes në fuqi të pezullimit të Belinda Ballukut, duke theksuar se Shqipëria është…