Pjesa e parë mes Gironas dhe Sevillas, doli të jetë shumë e bukur dhe u mbyll me rezultat 3-1 në favor të vendasve.
Në 10 minutat e para të ndeshjes rrjetat heshtën dhe më pas Isaac Romero kaloi mysafirët në avantazh.
Por më pas erdhi shfaqja e sulmuesit ukrainas Artem Dovbyk, i cili po shkëlqen këtë sezon në La Liga.
Golashënuesi përfundoi një het-trik në vetëm gjashtë minuta, duke konfirmuar kështu formën e tij fenomenale.
Ai shënoi golin e parë në minutën e 13-të, më pas shënoi në minutën e 15-të dhe sërish në minutën e 19-të të ndeshjes.
Kështu Dovbyk u barazua me Jude Bellingham në krye të listës së golashënuesve të La Ligës. Të dy kanë shënuar 14 gola deri më tani.
Nëse Girona ruan epërsinë, do të kalojë Real Madridin në vendin e parë në La Liga dhe do të ketë një pikë më shumë se klubi mbretëror.
Meqë ra fjala, forma e Dovbykut ka bërë që shumë klube të vihen pas tij, njëra ndër to Chelsea. /Telegrafi/
Shqipëria pritet që preket nga moti i keq, ku reshjet e shiu në disa zona pritet që të jenë me…
Kancelari Federal gjerman Friedrich Merz ka deklaruar se regjimi iranian nuk ka më legjitimitet për të qeverisur, duke theksuar se…
Nicola Peltz, gruaja e Brooklyn Beckham, merr një pagesë mujore prej 1 milion dollarësh nga babai i saj miliarder Nelson…
Këshilli i Ministrave ka miratuar ndërtimin e një centrali gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike në fshatin Rrakull, njësia administrative Synej,…
Keijsi u përjashtua nga ky edicion i Big Brother VIP Albania 5 për shkak se theu rregullat. Pas daljes nga…
Mbrëmjen e djeshme, teksa banorët ishin përgatitur për të fjetur, Mateo i ka tërhequr jorganin Rogerit në formë shakaje. Pas…