sport

Heroi i Real Madridit ka marrë një vendim befasues për t’u larguar

Joselu, heroi i Real Madridit nga edicioni i sezonit të kaluar të Ligës së Kampionëve, mori një vendim të papritur dhe njoftoi drejtuesit e klubit se po largohej nga ekipi mbretëror.

Joselu ishte në Real Madrid sezonin e kaluar si huazim nga Espanyol, Mbretërit donin ta blinin për vetëm 1.5 milionë euro, por ai u tha atyre se nuk planifikon të qëndrojë në Santiago Bernabeu.

Sipas gazetës Marca, Joselu ka në tavolinë oferta nga Arabia Saudite, të cilat sigurisht janë të mëdha financiarisht dhe ai planifikon të vazhdojë karrierën atje.

Sulmuesi është tashmë 34 vjeç dhe dalëngadalë po i afrohet fundit të karrierës dhe pikërisht në këtë fakt duhet kërkuar edhe përgjigja e pyetjes se pse vendosi të shkojë në Arabinë Saudite.

Plani është padyshim që të fitojë më shumë para përpara se të varë çizmet e tij në gozhdë.

Sezonin e kaluar, Joselu shënoi 10 gola për Real Madridin në La Liga dhe 5 në Ligën e Kampionëve, ku ai bëri përshtypje veçanërisht me lojën në gjysmëfinale kundër Bayernit, kur shënoi dy gola ndaj Bavarezëve në minutat 88′ dhe 90′ të ndeshjes së sezonit, duke udhëhequr Realin drejt finales, e më pas edhe titullin e kampionit të Evropës. /Telegrafi/

të fundit

A është Ergys Agasi pjesë e skuadrës së suksesshme e AKSHI-t? Edi Rama: Mirlinda Karçanajn e njoh prej 20 vitesh, jeton në shtëpi me qira

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, u pyet nëse Ergys Agasi ka qenë apo jo pjesë e skuadrës së AKSHI-t,…

11 minutes ago

Detajet që u vunë re pas rikthimit të Gjestit në rrjete sociale

Pas një periudhe të gjatë heshtjeje pas tragjedisë personale, reperi nga Peja, Gjesti, ka rikthyer aktivitetin e tij në rrjetet…

27 minutes ago

Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë më të votuarit deri tani nga subjektet kryesore politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me publikimin e rezultateve paraprake nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2025.…

32 minutes ago

Për djegësit bëri kurban Arben Ahmetajn/ Berisha: Dosjet e Ballukut nxorën para botës fytyrën e hajdutit! Rama thotë se 16 faqet s’kanë prova, prandaj s’do i hiqet imuniteti

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, kryetari i partisë Demokratike, akuzoi nga konferenca e radhës për mediat ditën e sotme, kryeministrin…

53 minutes ago

Alba: Londrimi, Klodi dhe Labinoti kanë pëlqim për mua

Së fundmi, gjatë spektaklit të sotëm të BBVK u transmetua një klip përmbledhës me disa nga momentet më të ndjera…

57 minutes ago

Jennifer Lopez e lumtur dhe e lirë pas ndarjes nga Ben Affleck: Fokus tek puna dhe fëmijët

Jennifer Lopez duket e fokusuar tek puna dhe fëmijët e saj, sipas burimeve pranë sak. Ajo ka binjakët 17-vjeçarë, Maximilian…

1 hour ago