sport

“Hero” tek Ajax, pritjet e Diant Ramaj i japin fitoren klubit holandez

Është vetëm 22 vjeç, tepër pak për një portier. Diant Ramaj është një shqiptar me origjinë nga Kosova, i lindur në Gjermani, dhe që luan portier për Ajax.

Gardiani i ri shkëlqeu fort në ndeshjen e fundit të kampionatit holandez që skuadra nga Amsterdami e fitoi në fushën e Go Ahead Eagels me shifrat 3-2.

Një paraqitje e madhe e 22-vjeçarit që bëri disa pritje shpëtuese, pa të cilat Ajaxi fare mirë mund ta kishte humbur ndeshjen. Natyrisht, kjo nuk ishte hera e parë që Ramaj luajti në këto nivele.

Pavarësisht sezonit aspak pozitiv të ekipit të shquar që ndodhet në vendin e pestë në kampionat, portieri i lindur në Shtutgart e ka bërë detyrën. Ramaj mban nënshtetësinë gjermane dhe të Kosovës.

Në karrierë ndërkombëtare, ai ka luajtur për ekipet e moshave të Gjermanisë U18, U19 dhe U20. Padyshim që portieri po pret që të thirret në ekipin e të rriturve të Gjermanisë, ku konkurrenca është tepër e ashpër.

Shqipëria dhe Kosova e duan për vete dhe Ramaj ka pohuar se ka pasur kontakte me të dyja federatat. /abcnews.al

të fundit

Të shtënat në Lezhë, identifikohet i plagosuri, si paraqitet gjendja e 30-vjeçarit (EMRI)

Një ngjarje e rëndë me armë zjarri është shënuar këtë mbrëmje në qendër të Rrilës, në Lezhë. Si pasojë e…

19 minutes ago

“Qindra mln euro taksa për infrastrukturën, rrugët rrezik për jetën e qytetarëve”, Klevis Balliu: Pasojë e vjedhjeve dhe korrupsionit të Ramës dhe Ballukut

Deputeti i PD Klevis Balliu, ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar sot në Kthesat e Dragostunjës, ku për…

1 hour ago

Në pronësi të një zyrtari të partisë së Vuçiçit/ U kapën 5 tonë drogë, presidenti serb: Shteti nuk ka asnjë lidhje!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë më 1 shkurt se shteti nuk ka asnjë lidhje me aferën që bërë…

1 hour ago

Mijëra qytetarë të bllokuar për rreth 8 orë në aksin Prrenjas-Librazhd, Kapri: Kompania ANK e ish-deputetit socialist Ndue Kola, mori 20 mln euro për zgjerimin e rrugës

Erald Kapri ka reaguar në lidhje me situatën ku u gjendën sot mijëra qytetarë, të cilët për rreth 8 orë…

2 hours ago

Publikohen email-et/ Behgjet Pacolli shfaqet në dosjen ‘Epstein’, ja për çfarë flitet

Publikimi i dokumenteve të reja nga dosja e Jeffrey Epstein, të bëra publike nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë në faqen…

2 hours ago