Categories: sport

Henry i del kundër shkëmbimit Gyokeres-Alvarez: Po të isha Arteta, do ta mendoja mirë

Gjatë kësaj jave, disa raportime kanë sugjeruar se Atlético Madrid është i hapur ta transferojë Julian Alvarez te Arsenal, nëse në marrëveshje përfshihet Viktor Gyokeres së bashku me një shumë parash.

Thierry Henry, një nga emrat më të mëdhenj në historinë e Arsenalit, i ka bërë thirrje klubit të tij të dikurshëm të tregojë kujdes, duke theksuar se largimi i Gyokeres mund të ketë një kosto të lartë, pavarësisht vlerave të mëdha që ka Alvarez.

Të lidhura

None found

“Nëse më pyesni nëse Arsenali duhet ta shkëmbejë Viktor Gyokeres me Julian Alvarez, e kuptoj pse njerëzit po flasin për këtë”, deklaroi Henry.

Ai e vlerësoi lart sulmuesin argjentinas, duke thënë se Alvarez është ndër qendërsulmuesit më të plotë në futbollin botëror aktualisht. Sipas Henryt, ai është në gjendje të bëjë presion, të ndërtojë raste, të realizojë gola, të luajë mes linjave dhe të rrisë nivelin e futbollistëve që ka përreth.

“E kam thënë edhe më parë se më pëlqen shumë loja e tij, sepse ai mund të bëjë pothuajse gjithçka që kërkohet nga një numër 9 modern”.

Megjithatë, francezi nënvizoi se loja nuk vendoset thjesht në teori, duke argumentuar se Gyokeres i sjell Arsenalit elemente të tjera të rëndësishme, si forca, prezenca fizike, agresiviteti dhe golat. Sipas tij, ai është ai lloj sulmuesi me të cilin mbrojtësit nuk duan të përballen.

“Nëse po flasim për një shkëmbim të drejtpërdrejtë, do të isha shumë i kujdesshëm, sepse nuk po shkëmben vetëm lojtarë, por po ndryshon identitetin e sulmit tënd”.

Henry shtoi gjithashtu se ardhja e Alvarez në ‘Emirates Stadium’ do të ngjallte entuziazëm te tifozët, por tha se mbetet një dilemë thelbësore për t’u zgjidhur.

“Nëse Arsenali do të përfundonte me Alvarez në skuadër, çdo tifoz do të ishte i emocionuar, sepse ai është një talent i klasit botëror. Por pyetja ime do të ishte: pse të heqësh dorë nga një sulmues që tashmë ka dëshmuar se mund ta udhëheqë repartin ofensiv?”

Ai theksoi më tej se klubet e mëdha nuk funksionojnë gjithmonë duke zëvendësuar një lojtar cilësor me një tjetër, por shpesh synojnë të shtojnë edhe më shumë cilësi mbi atë që kanë.

“Për mua, skenari i ëndrrave do të ishte gjetja e një mënyre për t’i pasur të dy lojtarët e këtij niveli në të njëjtën skuadër. Kështu ekipet kampione shndërrohen në dinasti”.

Në fund, Henry tha se po të ishte në vendin e Mikel Artetës, do ta shqyrtonte gjatë një vendim të tillë, edhe kur bëhet fjalë për një futbollist kaq të veçantë si Alvarez.

“Nëse do të isha Arteta, do të mendoja gjatë para se ta lija Gyokeres të largohej, edhe për një lojtar aq të veçantë sa Alvarez”, përfundoi ai.

të fundit

Gjanaj: Rasti i nëntë somalezëve mund të vërë në pikëpyetje besimin e BE-së ndaj Kosovës

Rasti i nëntë anëtarëve të delegacionit zyrtar nga Somalia, të cilët u larguan nga vendi ku ishin akomoduar gjatë vizitës…

5 minutes ago

Inter Academy vjen në Tiranë, marrëveshje për krijimin e një akademie futbolli me standarde ndërkombëtare

Blendi Gonxhja, Juxhin Rama, Armand DukaShqipëria do të ketë akademinë zyrtare të futbollit të FC Internazionale Milano [...]Read More...

9 minutes ago

SHBA-së i hiqet statusi i eliminimit të fruthit pas 26 vitesh, mbi 7,700 raste dhe 13 viktima në 2025

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë humbur zyrtarisht statusin e vendit që ka eliminuar fruthin, pas 26 vitesh, për shkak…

9 minutes ago

Rama për “The Independent”: Rrjetet sociale po gërryejnë demokracitë, ndërsa projekti i Sazanit ende nuk ka marrë formë përfundimtare

Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat e zhvilluara në Shqipëri, kundërshtitë për projektin turistik në ishullin e Sazanit dhe pakënaqësinë…

12 minutes ago

Klosi zbardh diskutimet pas dyerve të Asamblesë së PS-së: Ky është problemi që mori më shumë vëmendje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka zbardhur detaje nga diskutimet që u zhvilluan në Asamblenë Kombëtare të…

15 minutes ago

Kurti: Kosova synon më shumë prodhim e eksporte, Forumi Ekonomik me Poloninë nis nesër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar në prag të Forumit të Tretë Ekonomik Kosovë-Poloni,…

17 minutes ago