sport

Henry flet për traumën më të madhe që e ka përjetuar, madje e kishte edhe si lojtar

Legjenda e Arsenalit dhe Francës, Thierry Henry ka zbuluar se ka pasur probleme me shëndetin mendor gjatë karrierës së tij si lojtar. Ish-ylli i futbollit evropian dhe botëror, i cili gjithashtu luajti për Monacon, Juventusin, Barcelonën dhe NY Red Bulls, shtoi se beson se ka luftuar me depresionin që nga lindja.

Henry shënoi 228 gola dhe pati 103 asistime në 377 ndeshje për Arsenalin. Ai fitoi shtatë tituj, duke përfshirë dy për ekipin më të mirë të asaj kohe në Ligën Premier. Me 30 gola, ai e udhëhoqi skuadrën drejt një titulli historik në Angli, atë të sezonit 2003/04, në të cilin Arsenali fitoi titullin pa humbje.

Të lidhura

None found

Ai gjithashtu luajti në finalet e Kupës UEFA dhe Ligën e Kampionëve me klubin londinez. Më vonë ai fitoi kompeticionin më prestigjioz evropian të futbollit për klube si lojtar i Barcelonës. Ai ishte pjesë e skuadrës së Barçës, për të cilën shumë thonë se ishte një nga skuadrat më të forta në botë. Në të, ai fitoi gjithsej shtatë tituj. Ka fituar kampionatin evropian me Francën dhe ka medalje të arta dhe argjendi në kampionatin botëror.

“Unë mendoj se kam luftuar me depresionin që nga lindja. A e dija për të? Jo. A bëra ndonjë gjë për të? Jo. Unë thjesht u përshtata me të në një farë mënyre”, deklaroi ai dhe theksoi se ishte veçanërisht e vështirë për atë si trajner i Montrealit gjatë pandemisë së coronavirusit”.

“Isha i izoluar. Gjëja vërtet e vështirë ishte se nuk munda t’i shihja fëmijët e mi për një vit. Kam qarë. Nuk e dija pse po qaja, por qava për një kohë të gjatë”.

Henry shtoi se që nga hera e parë që hyri në fushë, ai punoi pa pushim dhe nuk u ndal kurrë dhe shikoi se çfarë kishte bërë. Dëgjonte vetëm kritika, kurrë lavdërime për të gjitha të mirat që bëri. Kur mundi të ndalonte për herë të parë në jetën e tij, gjatë pandemisë që e mbylli në Kanada, ai kuptoi se mund të luftonte me depresionin.

Pasi mundi të kthehej në shtëpi pranë familjes së tij, ai mori një këndvështrim tjetër për situatën. Në momentin që do të kthehej në Montreal, ai u qetësua nga fëmijët dhe bashkëshortja e tij.

“Për herë të parë mendova se dikush më shihte si person, jo si futbollist. Ndjeva se jam burrë, se ata e duan Thierryn, jo Thierry Henryn”, përfundoi ai. /Telegrafi/

të fundit

Mbappe komenton triumfin e Francës dhe minimizon duelin me Messin për rekordet në Kupën e Botës

Sulmuesi i Franca, Kylian Mbappe, ka folur pas fitores së thellë 3-0 ndaj Suedia në raundin e 1/16-ave të Kupës…

2 minutes ago

Pochettino paralajmëron SHBA-në para Bosnjës: Ta trajtojmë si një finale të Kupës së Botës

Përzgjedhësi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mauricio Pochettino, u ka dërguar një mesazh të qartë lojtarëve të tij para…

20 minutes ago

Meksika triumfon 2-0 ndaj Ekuadorit dhe kalon në 1/8 e finales të Kupës së Botës

Meksika ka siguruar kualifikimin në 1/8 e finales të Kupës së Botës 2026, pasi mposhti me rezultat 2-0 Ekuadori në…

56 minutes ago

Mohamed Salah i rikthehet stërvitjes me Egjiptin, shtohen gjasat për ndeshjen ndaj Australisë

Kapiteni i Egjipti, Mohamed Salah, është rikthyer në stërvitje të martën, duke marrë pjesë në një pjesë të seancës stërvitore…

1 hour ago

Tuchel bën të ditur se James dhe Quansah mungojnë ndaj RD e Kongos

Trajneri i Anglia, Thomas Tuchel, ka konfirmuar se mbrojtësit Reece James dhe Jarell Quansah nuk do të jenë të gatshëm…

2 hours ago

Stuhiya në Mexico City vonon për një orë duelin Meksikë – Ekuador në “Azteca”

Ndeshja e shtatë e raundit të 1/16-ave në Kupën e Botës FIFA 2026 midis Meksika dhe Ekuadori është shtyrë për…

4 hours ago