sport

Henderson nuk është paguar ende asnjë qindarkë nga klubi saudit, mund ‘të mos marrë kurrë’ rrogën e tij

Në një kthesë tjetër të kësaj sage të vazhdueshme, doli se Jordan Henderson ende nuk është paguar nga skuadra e Superligës së Arabisë Saudite, Al Ettifaq, gjashtë muaj pas nënshkrimit të një kontrate shumëmilionëshe.

33-vjeçari anglez, i cili u largua nga Liverpool në verë pas 12 vitesh, do të largohet nga Al Ettifaq pas vetëm 19 paraqitjeve në ekipin e parë.

Të lidhura

None found

Henderson ka luftuar për t’u vendosur në Lindjen e Mesme, sipas raporteve të përhapura, gjë që ka çuar në largimin e tij këtë afat kalimtar.

Sipas Sky Sports, Al Ettifaq kanë rënë dakord të ndërpresin kontratën e anglezit për të lehtësuar një kalim te skuadra e Eredivisie, Ajax, të cilët pretendojnë se klubi holandez është i gatshëm t’i ofrojë atij një marrëveshje 18-mujore plus opsionin e një viti të mëtejshëm.

Henderson tashmë ka udhëtuar në Evropë për të përfunduar transferimin, por ai është larguar pa marrë asnjë qindarkë nga paga e tij e majme, e cila thuhet se për gjashtë muaj shkon 10 milionë euro, pasi kishte pagë prej 350 mijë funtesh në javë

Sipas The Telegraph, Henderson shtyu të gjitha pagesat për të shmangur taksën në Mbretërinë e Bashkuar, që do të thotë se mesfushori nuk ka fituar ende asnjë qindarkë nga qëndrimi i tij i shkurtër në stadiumin Prince Mohammad bin Fahd.

Në fakt, burime pranë lojtarit besojnë se ai ‘mund të mos paguhet kurrë’ për periudhën gjashtëmujore të kaluar te klubi saudit.

Raporti vazhdon duke shpjeguar se vendimi për shtyrjen e pagave të tij është i paqartë, por mund të kishte qenë kështu që ai mund ‘të kthehej në Britani për të luajtur për Anglinë në një afat të shkurtër, i pakufizuar nga kufizimet kohore të vendosura për ata pa statusin e taksapaguesit në Mbretërinë e Bashkuar’ .

Përveç kësaj, kthimi në Britani me familjen e tij për të vizituar miqtë dhe të afërmit u tha gjithashtu se ishte pjesë e konsideratës. /Telegrafi/

të fundit

Baloku: Hetimi për rastin e Arlinda Zekajt do të përcaktojë përgjegjësitë institucionale

Vrasja e Arlinda Zekajt, e cila kishte kërkuar vazhdimisht mbrojtje nga institucionet për shkak të dhunës dhe kërcënimeve nga bashkëshorti,…

10 minutes ago

Hoti: After three consecutive defeats, the LDK needs deep change

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, në një intervistë në EURO, ka folur edhe për debatin e brendshëm në LDK, zgjedhjet…

17 minutes ago

Hoti: Pas tri humbjeve radhazi, LDK-së i nevojitet një ndryshim i thellë

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, në një intervistë në EURO, ka folur edhe për debatin e brendshëm në LDK, zgjedhjet…

21 minutes ago

Ferrari 499P Modificata del në ankand, çmimi pritet të kapërcejë 8 milionë euro

Një nga Ferrarit më të rrallë dhe më të vlefshëm të epokës moderne do të dalë në ankand muajin e…

24 minutes ago

15 raste kur ia vlen të mendoni për një rikthim te ish-partneri

Ndonjëherë ndarja nuk është fundi i dashurisë. Por si ta kuptoni nëse rikthimi është një vendim i pjekur apo thjesht…

1 hour ago

Pse shfaqet ish-partneri në ëndrrat tuaja? Shpjegimi mund të mos lidhet fare me të

Edhe kur mendoni se e keni harruar, ai person mund të rikthehet në ëndrrat tuaja. Por ajo që fshihet pas…

1 hour ago