Jordan Henderson u largua nga Arabia Saudite pas vetëm disa muajsh dhe karrierën e tij do ta vazhdojë në Holandë, ku nënshkroi për Ajax-in. Por kur mbërriti në Amsterdam, ai u prit me një dush të ftohtë sepse zbuloi pse nuk mund të merrte numrin e tij të preferuar.
Henderson u tha drejtuesve të klubit se donte të mbante numrin 14 në fanellën e tij, të cilën e ka mbajtur pothuajse gjatë gjithë karrierës së tij kudo që ka luajtur, por Ajax i tha atij se kjo nuk do të ishte e mundur.
None found
Anglezi mendoi se do ta merrte pa problem numrin 14 sepse e pa që askush në skuadrën e Ajax-it nuk e mbante, por në fund klubi i shpjegoi pse nuk e kishte të mundur ta merrte atë numër.
Numri 14 u pensionua për nder të legjendarit Johan Cruyff, i cili e kishte veshur këtë numër teksa luante për Ajax-in. /Sport Ekspres/
Kombëtarja e Kosovës do të luajë sot (e shtunë) ndaj Izraelit në kuadër të raundit të pestë të Grupit 3…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, dje në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka reaguar ndaj pretendimeve të opozitës për importimin…
Vrasja e Arlinda Zekajt, e cila kishte kërkuar vazhdimisht mbrojtje nga institucionet për shkak të dhunës dhe kërcënimeve nga bashkëshorti,…
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, në një intervistë në EURO, ka folur edhe për debatin e brendshëm në LDK, zgjedhjet…
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, në një intervistë në EURO, ka folur edhe për debatin e brendshëm në LDK, zgjedhjet…
Një nga Ferrarit më të rrallë dhe më të vlefshëm të epokës moderne do të dalë në ankand muajin e…