Jordan Henderson u largua nga Arabia Saudite pas vetëm disa muajsh dhe karrierën e tij do ta vazhdojë në Holandë, ku nënshkroi për Ajax-in. Por kur mbërriti në Amsterdam, ai u prit me një dush të ftohtë sepse zbuloi pse nuk mund të merrte numrin e tij të preferuar.
Henderson u tha drejtuesve të klubit se donte të mbante numrin 14 në fanellën e tij, të cilën e ka mbajtur pothuajse gjatë gjithë karrierës së tij kudo që ka luajtur, por Ajax i tha atij se kjo nuk do të ishte e mundur.
Anglezi mendoi se do ta merrte pa problem numrin 14 sepse e pa që askush në skuadrën e Ajax-it nuk e mbante, por në fund klubi i shpjegoi pse nuk e kishte të mundur ta merrte atë numër.
Numri 14 u pensionua për nder të legjendarit Johan Cruyff, i cili e kishte veshur këtë numër teksa luante për Ajax-in. /Sport Ekspres/
Këngëtari dhe aktori i humorit Olsi Bylyku gjatë një interviste për emisionin “Mirëmbrëma Yje”, ka komentuar një tatuazh, të realizuar…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Ukraina pret që Rusia të zbatojë marrëveshjen për armëpushim, e cila do të ndalojë…
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu ka nderuar me dekoratën e lartë ish-presidentin e Republikës Srpska të Bosnje, Milorad Dodik. Dodik u…
Një tentativë vrasjeje u regjistrua të enjten, më 29 janar, në mesditë, në burgun e Malandrinës, kur një shqiptar i…
Mateo dhe Brikena kanë patur sot një bisedë të qetë me njëri-tjetrin. Teksa të dy ndodheshin jashtë, banori iu drejtua…
Pas tre ditëve bllokadë në pikën doganore në Qafë Thanë nga protesta e shoferëve të maqedonas, nga ora 20:00 të…