Tension pas “El Clasico”. Laporta dënon largimin e Mbappé, ndërsa Fermin dhe Cubarsí bëshen çështje me gjestet dhe fyerjet ndaj tifozëve madrilenë.
Finalja e Superkupës së Spanjës u mbyll me fitoren 3-2 të Barcelonës. Kjo ndeshje do të mbahet mend jo vetëm për spektaklin që prodhuan dy skuadrat në fushë, por edhe për “helmin” e lojtarëve kundër kundërshtarëve pas vërshëllimës së trefishtë. Situata degjeneroi në sjellë antisportive nga të dy frontet.
Kur Barcelona po festonte me trofeun, telekamerat fiksuan anën e errët të euforisë katalanase, duke shkaktuar indinjatë të thellë te tifozët e Realit. Protagonist negativ ishte Fermin Lopez, që u pa të fyente rëndë sektorin e tifozëve madrilenë. I përqafuar me shokët Lamine Yamal e Casadó, ai lëshoi me zë të lartë frazat: “Merreni këtë! Thitheni…, shkoni në shtëpi!”.
Fermin nuk ishte i vetmi që humbi kontrollin te Barcelona. Sapo u mbyll ndeshja, në përqafimin kolektiv të skuadrës në fushë, kamerat kapën mbrojtësin Pau Cubarsí. Ai ishte i ndarë nga grupi dhe u pa të bënte disa herë “gjestin e ombrellës” drejt tribunës kundërshtare.
Në kampin e Realit ngjalli diskutime sjellja e Kylian Mbappé. Frustrimi i tij shpërtheu gjatë ceremonisë së dhënies së trofeut. Sapo mori medaljen e argjentit, francezi u pa qartë që t’u kërkonte shokëve të skuadrës të largoheshin nga stadiumi për të mos marrë pjesë te festimet e rivalëve.
Ky episod nuk i shpëtoi presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, i cili e dënoi veprimin e sulmuesit të Real Madrid. “Më ka befasuar ajo që ka bërë Mbappé. Në sport duhet të jesh korrekt në fitore dhe të kesh respekt në humbje. Ne, kur kemi fituar, e kemi respektuar kundërshtarin. Nuk e kuptoj atë sjellje. Reagimi i tyre lind nga frustrimi i pastër i të parit të realitetit”, – tha Laporta.
Aktori i njohur shqiptar Ermal Mamaqi ka bërë një rrëfim ndryshe për sa i përket jetës së tij personale, ku…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagon pas dhunimit të avokatit Kujtim Cakrani: “Një akt kriminal shtetëror i shëmtuar” Në…
Ish-presidenti Ilir Meta, ka dënuar nga burgu sulmin ndaj avokatit të tij, Kujtim Cakrani, i cili përfundoi në spital me…
Zyrtarë të lartë të mbrojtjes izraelite i kanë paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se programi iranian i raketave balistike përbën një…
Familja mbretërore e Norvegjisë po përballet këtë javë me skandale në disa fronte, teksa organizata bamirëse po shqyrtojnë mundësinë për…
Qiratë dhe kostoja më e ulët e jetesës, si dhe mundësia për të qëndruar deri në një vit pa leje…