Florent Hasani do të nisë një aventurë të re në janar. Një ndër lojtarët më të mirë të Superiores, është shumë pranë transferimit në Rumani.
Për sulmuesin e Tiranës interesohen disa klube, por SuperSport zbulon se skuadra e re e Jurgen Zela është Rapidi i Bukureshtit.
Drejtuesit e klubit rumun, ku bën pjesë edhe Albion Rrahmani, po bisedojnë me homologët bardheblu. Dhe negociatat janë në fazën përfundimtare.
Tirana pritet të përfitojë rreth 600 mijë euro nga ky operacion. Hasani është pjesë e 26 herë kampionëve të Shqipërisë prej verës së vitit 2022.
Gjatë kësaj periudhe ka shënuar 29 gola me rekordmenët e futbollit shqiptar. Zyrtarizimi i transferimit të tij në Bukuresht është çështje kohe./albeu.com
Një debat i fortë dhe mjaft domethënës ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Big Brother VIP Kosova 4, pas…
Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani, ka realizuar një nga rrëfimet më të veçanta dhe më ndryshe…
Dokumente të reja tronditëse nga arkivat e Epstein japin një rrëfim kontradiktor të orëve të fundit të pedofilit miliarder, ndërsa…
Në një seancë maratonë për më shumë se 10 orë, 8 gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk kanë arritur të marrin…
Me ceremoninë e hapjes, nisin zyrtarisht Lojërat Olimpike Dimërore të Milano Cortinas. Shqipëria përfaqësohet në këtë kompeticion nga 4 sportistë,…
Delegacioni shqiptar bëri parakalimin në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore të Milano-Cortinës të zhvilluar në mbrëmjen e 6…