Harry Kane iu bashkua Bayern Munichut pasi shpenzoi 14 vite me Tottenham Hotspur dhe tani ka zbuluar mënyrën se si Thomas Tuchel e bindi atë që të transferohej në Gjermani.
Sulmuesi anglez ka pasur një start të mrekullueshëm me bavarezët teksa ka shënuar 22 gola në pjesën e parë të sezonit, duke barazuar rekordin e Robert Lewandowskit për më së shumti gola në pjesën e parë të sezonit në histori të Bundesligas.
Në një intervistë për Kicker, kapiteni i Anglisë ka diskutuar gjithashtu mundësinë e një rikthimi të mundshëm në Ligën Premier, aty ku është vetëm 47 gola larg për t’u bërë golashënuesi më i mirë në histori të kampionatit.
Ai momentalisht ka 260 gola të shënuar teksa Alan Shearer i cili mban rekordin ka 307 sosh.
“Thomas më tregoi idetë e tij, ku më sheh mua në ekipin e tij, çfarë na duhet dhe si mund ta përmirësoj ekipin. Ai investoi shumë dhe kjo më bëri përshtypje mua. Thomas ka ide të mira taktike dhe e di si të luajë”, ka thënë fillimisht Kane.
“Ai sjell pasion dhe energji të mirë kur hyn në zhveshtore. Unë më pëlqen ta dëgjoj atë dhe të mësoj. Thomas dhe unë bisedojmë shumë rreth futbollit, ne flasim rreth ndeshjeve dhe rreth asaj se çfarë ka ai nevojë për mua”, u shpreh ai.
“Unë jam krenar për numrin e golave të shënuar në Ligën Premier, por për të thyer këtë rekord nuk ka qenë asnjëherë prioriteti im kryesor. Aq më shumë i afrohesha atij në vitet e fundit, më shumë flitej rreth saj, natyrisht, por ne duhet të presim. Kush e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen? Unë jam këtu tek Bayerni dhe jam i koncentruar në këtë”, përfundoi Kane. /Telegrafi/
Gjatë qëndrimin në Big Brother Vip 5 Kristit dhe Krusitës kanë qenë shumë të afërt mes njëri-tjetrin, por me paqartësi…
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka postuar një video nga paralizimi i aksit Përrenjas – Librazhd, e cila mbetur…
Largimi i papritur i Limit nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova 4” ka ngjallur reagime dhe pikëpyetje të shumta…
Pas rreth shtatë orësh pune intensive, është hapur për qarkullim segmenti i bllokuar i rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas, i cili u…
Gjykata Administrative ka kthyer për plotësime padinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kundër institucionit të Presidentit të Republikës dhe…
Gazetarja e njohur, Rezarta Reçi, ka ndërruar jetë këtë të diel. Prej vitesh Reçi ishte në luftë me një sëmundje…