Harry Kane u përpoq që të merrte tek Bayern Munichu një tjetër bashkëlojtar te Anglia, por përpjekjet e tij ishin të pasuksesshme.
Bëhet fjalë për Kieran Trippier, për të cilin u raportua se Bayerni kishte ofruar 12.5 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.
None found
Jo shumë kohë më parë gjiganti bavarez kishte kompletuar transferimin përfundimtar të Eric Dier i cili iu bashkua atyre nga Tottenhami, klub nga i cili erdhi edhe Harry Kane.
Trippier i cili më herët kishte luajtur jashtë Anglisë më saktësisht tek Atletico Madridi ku edhe ka fituar titullin, ishte në pushimë në New York kur kishte marrë vesh për interesimin e Bayernit.
Kane bëri më të mirën e tij për të joshur Trippier që t’i bashkohej atij tek Bayerni, megjithëse ky i fundit vendosi ndryshe.
“Unë isha në New York për pushime dhe isha zgjuar në ora 5 të mëngjesit kur më thanë se Bayern Munich dëshiron të nënshkruaj me mua. Ishte pak e çuditshme them të vërtetën. Unë kurrë nuk kisha menduar se në moshën 33-vjeçare Bayerni do të donte të nënshkruante me mua, kështu që u shokova”, ka thënë Trippier.
“Kane po më shkruante mesazhe natyrisht, por kjo nuk ishte gjëja e duhur për mua”, është shprehur anglezi. /Telegrafi/
Meteorologu Mendim Rugova, në emisionin “Ora Shtatë”, ka bërë të ditur se viti 2026 mund të jetë viti i dytë…
Një i dënuar me vdekje u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës të mërkurën në mbrëmje në Teksas, duke shënuar ekzekutimin e…
Të paktën 1,140 fëmijë kanë humbur jetën në Bangladesh që prej marsit, kur vendi u përfshi nga një epidemi e…
Senatorja amerikane Jeanne Shaheen, anëtare e rangut më të lartë të pakicës në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit,…
Kuvendi do të mblidhet sot në orën 10:00, në një seancë plenare me 18 pika në rendin e ditës. Në…
Protesta e përditshme kundër qeverisë vijon edhe sot në Tiranë, duke shënuar ditën e 131-të të revoltës qytetare. Pas më…