Harry Kane është kurorëzuar me “Topin e Artë” për vitin 2026, pas një sezoni të jashtëzakonshëm të zhvilluar me Bayern Munichun dhe përfaqësuesen e Anglisë.
Çmimi iu dorëzua sulmuesit anglez nga legjenda braziliane Ronaldo Nazário, gjatë ceremonisë së zhvilluar në Londër. Në të njëjtën mbrëmje, Kane u vlerësua edhe si golashënuesi më i mirë.
None found
Kapiteni i Anglisë realizoi mbi 50 gola për Bayern Munichun gjatë sezonit të kaluar dhe luajti një rol të rëndësishëm në sukseset e klubit gjerman.
Me skuadrën bavareze, ai arriti të fitojë dy trofe, ndërsa me Anglinë u ngjit deri në gjysmëfinale të Kupës së Botës. Turneun e përfundoi me medaljen e bronztë dhe gjashtë gola të shënuar.
Pas ceremonisë, Kane shprehu kënaqësinë për faktin që e mori këtë vlerësim në Londër. Ai falënderoi të gjithë votuesit dhe nënvizoi se çmimi erdhi si pasojë e përkushtimit të madh dhe ndihmës së bashkëlojtarëve.
“Për mua është diçka e veçantë ta fitoj këtë çmim në Londër. Përzgjedhja e lojtarit më të mirë këtë sezon ishte e vështirë, sepse niveli i konkurrencës ishte shumë i lartë. I falënderoj të gjithë ata që më votuan. Kam treguar se puna e palodhur shpërblehet”, deklaroi Kane.
Një pjesë të meritës për këtë arritje, sulmuesi ia atribuoi edhe trajnerit të Bayern Munichut, Vincent Kompany, i cili, sipas Kane, ndodhej në spital.
“Bashkëlojtarët e mi më kanë ndihmuar të bëhem një futbollist më i mirë. Gjatë stërvitjeve ata më kanë nxitur gjithmonë që të përmirësohem. Dua t’ia kushtoj këtë çmim edhe trajnerit Kompany, i cili është në spital. Me udhëheqjen e tij jam rritur si lojtar dhe si person”, shtoi ai.
Në përfundim, Kane e ndau këtë vlerësim edhe me shokët e skuadrës në përfaqësuesen angleze, duke folur për krenarinë që ndien kur përfaqëson vendin e tij.
“Ky është gjithashtu një çmim për bashkëlojtarët e mi në Angli. Është nder të luaj për vendin tim dhe të mbaj shiritin e kapitenit”, përfundoi fituesi i “Topit të Artë” 2026.
Harry Kane është fituesi i Topit të Artë 2026, ndërsa në podiumin e çmimit prestigjioz e shoqërojnë Kylian Mbappé dhe…
Harry Kane është shpallur fitues i Topit të Artë 2026, duke u shpërblyer për sezonin e jashtëzakonshëm me Bayern Munichun…
Alexia Putellas është shpallur fituese e Topit të Artë për Femra 2026. Futbollistja e Barcelonës dhe e Përfaqësueses së Spanjës…
Bukayo Saka është nderuar me Çmimin Socrates në ceremoninë e “Topit të Artë” 2026, në shenjë vlerësimi për kontributin e…
Incidente të rënda dhe përplasje me policinë shpërthyen mbrëmjen e së hënës në Bilbao të Spanjës, pas anulimit të një…
Radio-Televizioni i Vojvodinës (RTV) e nisi edicionin e lajmeve të orës 17:00 me një kërkimfalje publike drejtuar shikuesve, duke pranuar…