sport

Hapja e basteve dhe kazino në stadiume, “plani” për sportin në Shqipëri

Prej disa muajsh po i mëshohet gjithnjë e më shumë hapjes së basteve në Shqipëri. Më saktë, kthimit të tyre në legjitimitet, sepse sikurse e pohon edhe vetë presidenti i KOKSH, ato vazhdojnë të operojnë në të zezë, duke shmangur kështu edhe detyrimet tatimore ndaj shtetit.

Këmbënguljes së presidentit të KOKSH për këtë gjë i është bashkuar së fundmi edhe komuniteti i futbollit, teksa edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka deklaruar se bastet duhet të legalizohen dhe një pjesë nga taksimi i tyre të shkojë në ndihmë për sportin. Ndërkohë, për ironi të fatit së fundmi në pranë stadiumit “Air Albania” është hapur edhe një kazino.

Të lidhura

None found

Natyrisht, ky impiant është konceptuar që në fillim si një qendër tregtare dhe nuk e ndalon askush që të hapet një ose disa kazino, për sa kohë ato respektojnë ligjin, ndonëse duket ironike fakti që hapet pikërisht në një nga investimet më të mëdha në historinë e sportit. Mirëpo çështja është diku tjetër: qeveria a ka ndonjë plan se si duhet të veprohet me sportin në të ardhmen?

Në mars të vitit 2018 kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me drejtuesit e FSHF-së dhe klubet e futbollit, me moton “Siguri-Reformim-Modernizim” ku ndër të tjera deklarooi se do të merren në konsideratë kërkesat e tyre për ndryshimin e ligjit të sponosrizimit. Që prej asaj kohe ka pasur vetëm përplasje dhe premtime të pambajtura nga ana e qeverisë.
rama-duka

Dy vite më parë klubet e futbollit u detyruan që të bojkotojnë për afro 2 muaj kampionatin për shkak të gjendjes së vështirë financiare dhe kërkuan që të ndryhsojë ligji i sponsorizimit. Përgjigja e qeverisë ishte: bëjnë evazion duke i paguar lojtarët si fasonë. Më pas u premtua nga Fidel Ylli (asokohe negociator i qeverisë) se nëse i jepej fund bojkotit, atëherë disa gjëra do të zgjidheshin.

Edhe sot nuk ka pasur asnjë zhvillim të ri. Përkundrazi, këtë vit qeveria përgjysmoi fondin grant për federatat shumësportëshe dhe korrigjoi vendimin vetëm pas denoncimeve të shumta në “Panorama Sport”, ku shpjegohej qartë se me buxhete të tilla (afro 550 milionë lekë të vjetër) do ta çonin sportin në kolaps të plotë. Pas kësaj ministria e sporteve njoftoi se do të ketë edhe një paketë tjetër të fondit grant dhe se shuma e publikuar në fillim ishte vetëm gjysma. /panoramasport/

të fundit

BIRN: Beteja digjitale e “Revolucionit të Flamingove”, mes censurës, IA-së dhe deepfake-ve

Protestat e njohura si “Revolucioni i Flamingove” e zhvendosën betejën nga rruga drejt rrjeteve sociale, ku zërat e aktivistëve, gazetarëve…

7 minutes ago

Zbulohet arsyeja pse Mbappe, Vinicius dhe Konate fshehën mesazhin e solidaritetit për Ceutën

Kylian Mbappe, Vinicius Junior dhe Ibrahima Konate janë përballur me kritika në Spanjë pasi refuzuan ta shfaqnin plotësisht fanellën e…

9 minutes ago

PD kërkon komision hetimor për KAYO-n, Bardhi: Të zbardhet si përfitoi 34 mln euro Ron Yefet, miku i Ramës

PD ka kërkuar ngritjen e Komisionit Hetimor për veprimtarinë e KAYO-s. “Çdo shqiptar do të duhet të dijë se si…

20 minutes ago

Granit Xhaka pas vendimit të Hagës: Lufta e tyre ishte për lirinë e atdheut

Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë…

20 minutes ago

Altin Krasniqi reagon pas dënimit në Hagë: Na u shua besimi te drejtësia

Djali i Jakup Krasniqit, Altini, ka reaguar sërish pas vendimit të djeshëm në Hagë, ku Krasniqi u dënua më 25…

20 minutes ago

Kos: Futja e bullgarëve në Kushtetutë, detyrim i dakorduar nga RMV-ja dhe 27 shtetet e BE-së

Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, thotë se Maqedonia duhet të bëjë ndryshime kushtetuese që do të përfshinin bullgarët…

22 minutes ago