Categories: sport

Hansi Flick zbulon prapaskenat: Refuzova dy klube të mëdha për Gjermaninë

Pasi arriti të fitojë gjithçka me Bayernin e Mynihut, Hansi Flick po përgatitet për të nisur eksperiencën si trajner i kombëtares gjermane, megjithatë në një intervistë për mediat vendase ka zbuluar se ka refuzuar dy oferta nga klube të njohura europiane.

“Para se të firmosja me Federatën Gjermane, bëra dy video-telefonata me dy klube shumë të njohura ndërkombëtare, të cilat ishin të interesuara për të më ofruar pankinën. Me njërën prej tyre, fola direkt me presidentin, i cili provoi të më ndryshojë mendje, por doja patjetër stolin e kombëtares”, tregon Flick.

Më pas tekniku zbuloi se “iu prish telefoni” nga mesazhet e shumta pasi firmosi me Kombëtaren gjermane, teksa paralajmëroi se nuk do të bëjë shumë ndryshime në emra lojtarësh, në grumbullimin e radhës.

“Menjëherë sapo firmosa, mora telefonata e mesazhe pa fund. Më tepër se 600 mesazhe në një ditë, nuk i kisha marrë as kur fitova Ligën e Kampionëve. Sa i përket listës, nuk do të ketë asnjë emër të përjashtuar. Kushdo që ka mundësinë të na ndihmojë, është i mirëpritur ta bëjë, pavarësisht emrit apo moshës”, deklaroi tekniku gjerman.

të fundit

Konfuzioni nga falja e gjobave administrative dhe strategjia për taksat e mjeteve të pensionistëve

Konfuzion për faljen e detyrimeve të tatimpaguesit dhe individët krijuan edhe dy nisma të tjera të qeverisë. Së pari, ishte…

21 minutes ago

Parashikimi i motit 5 Korrik 2025/ Temperatura deri në 41°C

Këtë të shtunë në vendin tonë, vijojnë masat ajrore me origjinë Afrikane, duke sjellë mbizotërim të motit të kthjellët dhe…

48 minutes ago

Dita e Pavarësisë së SHBA-së, Ambasada në Tiranë ndan mesazhin e Shtëpisë së Bardhë: Me Trump, shpirti amerikan është rikthyer

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ka shpërndarë në rrjetet sociale një mesazh të Shtëpisë së Bardhë me rastin…

9 hours ago

Ambasadori Meidani në mbrojtje të maqedonasve: Lufta për identitet dhe dinjitet është universale

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, reagoi pas një statusi të liderit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i…

9 hours ago

Zyrtare: Jonathan David transferohet te Juventus

Juventus ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit kanadez Jonathan David, duke shtuar një emër të rëndësishëm në repartin ofensiv për sezonin…

9 hours ago

Merz premtoi të krijonte ushtrinë më të fortë në kontinent, Gjermania përgatit rikthimin e shërbimit ushtarak

Gjermania po planifikon të prezantojë një shërbim ushtarak vullnetar gjashtëmujor me qëllim dyfishimin e numrit të rezervistëve, raportoi Reuters, duke…

10 hours ago