sport

Hansi Flick ka kërkuar këshilla nga Guardiola para se të konsiderojë ofertën e Barcelonës

Nëse dëshironi të dini një ose dy gjëra lidhur me atë që përfaqëson Barcelona, të pyesësh Pep Guardiolën nuk është një ide e keqe. Kjo është saktësisht ajo që ka bërë Hansi Flick, sipas mediumit spanjoll Relevo.

Guardiola për herë të fundit ishte në krye të Barçës në 2012 por ai mbetet një tifoz i tyre i zjarrtë pasi kishte luajtur për ta gjatë kohës sa ishte aktiv në futboll dhe më vonë kishte pasur sukses edhe si trajner.

Prandaj, Flick i cili është lidhur mjaft shumë për tu bërë trajneri i ardhshëm i Barcelonës, udhëtoi në Mançester për të përcjellur nga afër Man Cityn teksa stërviteshin për duelin e fazës çerekfinale në Ligën e Kampionëve ndaj Kopenhagës.

Me të përfunduar ndeshja Flick kishte shijuar një darkë me Guardiolën, ku i pranishëm aty ishte edhe Domenec Torrent, ish-asistenti i Guardiolës tek Bayerni.

Është thënë se Flick ka bërë pyetje të ndryshme rreth Barçës dhe ka kërkuar shpjegime të detajuara nga Guardiola.

Ju mund ta imagjinoni se Pep Guardiola ka mundur të thotë vetëm fjalë të mira për blaugranasit ani pse gjërat nuk po funksionojnë siç duhet në klub për momentin.

Duket se interesimi i Barcelonës për Flickun është ‘ende gjallë’ përkundër raportimeve të ndryshme që pretendonin se ai nuk është një opsion për shkak se nuk ka konkurrencë jashtë Gjermanisë. /Telegrafi/

të fundit

Tregu i punës në Shqipëri, punësimi ka arritur në 69,1%, por bie ritmi për të rinjtë

Ata që janë në kërkim të një pune në Shqipëri përbëjnë 8,5% të personave që janë në gjendje, tregues që…

41 minutes ago

Atentati me dy viktima në Shkodër u urdhërua nga një grup kriminal? Merret në pyetje Mustafa Lici, zbardhet dëshmia e tij

Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…

1 hour ago

Kabineti i ri/ Presidenti Bajram Begaj dekreton qeverinë “Rama 4” (FOTO)

Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…

2 hours ago

Elseid Hysaj: Në Beograd do të jetë ndeshje e qetë, besoj në ëndrrat që kam

Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…

2 hours ago

Rama mbërrin në Presidencë, do të dorëzojë emrat e ministrave të rinj te Kreu i Shtetit, pritet mandatimi

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e…

2 hours ago

Pse Diella pritet të kthehet në ministren më të korruptuar

Nga Skyweb.al Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama, është bërë lajm ndërkombëtar sot. Rama di se si ta…

3 hours ago