Atmosfera e zjarrtë në stadiumin “Air Albania” është bërë edhe më e veçantë me praninë e dy figurave që mbajnë emrat e rëndë për historinë shqiptare – Adem dhe Hamëz Jasharit dhe pjesëtar i familjes heroike nga Prekazi.
Ademi dhe Hamza, që mbajnë me krenari emrat e di figurave më të mëdha të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë të pranishëm në tribunat e stadiumit për të ndjekur nga afër ndeshjen e Kombëtares shqiptare.
Ademi, i veshur me fanellën ku shfaqet portreti i heroit kombëtar Adem Jashari, është përshëndetur ngrohtësisht nga tifozët shqiptarë.
Në rrjetet sociale, fotografia e tij nga stadiumi është bërë virale, ku shumë komentues kanë vlerësuar simbolikën e fortë që mbart ky emër dhe mesazhin e unitetit mbarëkombëtar që përçon në momente të rëndësishme për futbollin shqiptar.
Prania e dy përfaqësuesi të familjes Jashari në “Air Albania” është kujtesë e fuqishme se kombi shqiptar, në çdo arenë, ruan lidhjen e ngushtë me historinë, sakrificën dhe krenarinë e tyre.
Po ashtu rrugët e Tiranës janë mbushur me fotografi të komandantit legjendar, duke e bërë edhe më madhështore kryeqytetin e shqiptarëve.
Një hetim i Prokurorisë së Fierit ka zbuluar se Bankers Petroleum, gjatë dy dekadave të operimit në Shqipëri, ka përfituar…
Dashi Një ditë e mirë për dashurinë, por nëse një histori nuk funksionon, do të përpiqeni të rregulloni gjithçka. Në…
Autoritetet greke kundër Pastrimit të Parave kanë njoftuar nisjen e një hetimi të gjerë për keqpërdorimin e fondeve të Bashkimit…
Ushtria izraelite ka njoftuar se do të dërgojë 54,000 formularë rekrutimi për hebrenjtë ultra-ortodoksë, të cilët për dekada të tëra…
Skuadra franceze Cofidis u zgjua me një surprizë të hidhur në mëngjesin e etapës së dytë të Tour de France:…
Luhatjet e motit duket se kanë përfunduar duke i lënë vendin temperaturave përvëluese. Këto temperatura janë më të papërballueshme sidomos…