Përballja e parë në kuadër të Ligës së Kombeve mes Kosovës dhe Irlandës premton të jetë mjaft e fortë, dhe trajneri irlandez Heimir Hallgrimson nuk e ka fshehur respektin për ekipin vendas. Në konferencën për media para sfidës që do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, ai pranoi se një barazim do ta kënaqte stafin e tij.
None found
Hallgrimson, i cili e ka ndjekur nga afër zhvillimin e futbollit kosovar që nga hapat e parë të përfaqësueses, theksoi përparimin e dukshëm që ka bërë kjo kombëtare. Sipas tij, nga pozita e 190-të në renditjen botërore të FIFA-s në vitin 2016, Kosova tani gjendet e 78-ta, një ngjitje që ai e cilësoi si mbresëlënëse dhe që reflekton punën serioze të federatës në formësimin e talenteve.
Sfida e së premtes, sipas tij, do të jetë tejet e ndërlikuar për irlandezët. Hallgrimson zbuloi se ekipi i ka studiuar hollësisht pikat e forta të Kosovës dhe se janë plotësisht të vetëdijshëm për rreziqet që i presin. “Ndeshja e parë e një turneu është gjithmonë delikate, por ne do të jemi gati për çfarë të na vijë,” u shpreh ai.
Vëmendje të posaçme tekniku irlandez i kushtoi Vedat Muriqit, të cilin e konsideron si kërcënimin kryesor për portën e tij. Ai kujtoi se Muriqi ishte golashënuesi i dytë më i mirë i kampionatit spanjoll sezonin e shkuar, ndërsa rishtazi shënoi katër herë për Fenerbahçen. Gjithashtu, Hallgrimson veçoi edhe Fisnik Asllanin si një futbollist me cilësi të larta, duke shtuar se e gjithë skuadra kosovare përbëhet nga elementë që aktivizohen në klube me emër si Juventusi, Besiktasi dhe Udinese.
Një stan është përfshirë nga flakët në zonën e Akërnisë, në Vlorë. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet zjarrfikëse janë nisur…
Volkswagen po përballet me një situatë të pazakontë në Gjermani: porositë për vetura tërësisht elektrike kanë tejkaluar ato për modelet…
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se është rikonfirmuar partneriteti i Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në…
Sipas Mundo Deportivo, Real Madridi po e ndien gjithnjë e më shumë mungesën e Rodrit, pasi dështimi për të transferuar…
Mbrojtësi i Irlandës, Dara O’Shea, ka folur para ndeshjes ndaj Kosovës, duke thënë se ekipi i tij kombëtar është munduar…
Polici hetues Vehap Morina, është nderuar me mirënjohje nga Drejtori Rajonal i Policisë në Prizren, Kolonel Faton Alija, për guximin…