sport

Hallaçi pas humbjes ndaj Partizanit: Kualiteti nuk mungon, por i aftë është ai që reagon në presion

Kukësi ka humbur ditën e sotme ndaj Partizanit me rezultatin 2-1. Trajneri i Kukësit, Rrahman Hallaçi ka folur për mediat pas kësaj disfate.

“E dija që skuadra ka pasur vështirësi në fazën mbrojtëse dhe në këto pak ditë kam punuar me skuadrën në fazën mbrojtëse. Më vjen keq për mënyrën se si e pësuam golin e dytë, pasi kishim diskutuar me skuadrën që të mos krijonim hapësira. Në pjesën e parë ishim në vështirësi. Pësuam një gol, ndërsa i dyti ishte i papranueshëm.

Të lidhura

None found

Në pjesën e dytë bëmë disa ndryshime dhe më pëlqeu skuadra. Ishte një skuadër e vërtetë, që tregoi grintë dhe karakter dhe më vjen keq që ishim kaq të brishtë në pjesën e parë.

Barbosa? Është normale që një lojtar të mërzitet për zëvendësimin, por trajneri jam unë dhe jam unë ai që vendos. Barbosa duhet të bëjë kujdes, por do ta shoh me kujdes edhe këtë pjesë, pasi lojtarët duhet ti përgjigjen skuadrës në momentet e vështira.

Kapiteni, trajner në kohë të vështira? Më vjen keq për pjesën e parë. Skuadra ka cilësi, por kemi humbur pak vetëbesimin këtë periudhë.

Çfarë i the skuadrës në pushim? I zoti është ai që reagon në presion, ky është moment i vështirë, por duhet të reagoni. Pjesa e parë nuk më pëlqeu, ndërsa pjesa e dytë ishte diçka tjetër. Nuk doja që të bënim aventurë dhe të qëndronim në lojë deri në fund. Më dhemb goli i dytë, pasi i kisha thënë skuadrës që të bënte kujdes në të tilla situata”, është shprehur ai./ h.ll/albeu.com

të fundit

Foda para përballjes me Irlandën: Kosova synon fitore në çdo ndeshje, pavarësisht mungesave

Përzgjedhësi i Kosovës Franco Foda thotë se “Dardanët” do të provojnë t’i fitojnë të gjitha ndeshjet, pavarësisht se nuk do…

1 minute ago

Tabaku në Komitetin e Stabilizim-Asociimit: Rasti KAYO tregon dobësimin e kontrollit të Kuvendit

Deputetja e Partisë Demokratike, njëherazi kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, Jorida Tabaku…

11 minutes ago

Trepça rimerr nën kontroll pronën pranë Fakultetit të Arteve në Prishtinë

Ndërmarrja “Trepça” ka nisur lirimin dhe rikthimin në posedim të një parcele në Prishtinë, në afërsi të Fakultetit të Arteve,…

15 minutes ago

Marsh protestues i studentëve në Prishtinë kundër aktgjykimit të Speciales

Studentët anëtarë të Parlamentit Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë nisur marshin protestues ndaj aktgjykimit të Dhomave të…

15 minutes ago

Katër persona ndalohen në zonën e Tetovës, dyshohen për “vjedhje” dhe “vjedhje të rëndë

MPB Maqedoni njofton se më 19.09.2026, në orën 16:55, në Tetovë, nëpunës policorë të SPB Tetovë, në bashkëveprim me Departamentin…

19 minutes ago

Decision postponed for five people accused over Egli Proga’s death

Është shtyrë seanca e parë e gjykimit paraprak për pesë personat e akuzuar në lidhje me vdekjen e Egli Progës…

26 minutes ago