Kina komunikoi se do të anulojë mikpritjen e dy miqësoreve që ishin programuar për kombëtaren e Argjentinës, pas protestave për mungesën dhe sjelljen e Lionel Messit, që nuk zbriti në fushë në Hong Kong me Inter Miami, duke provokuar zemërimin e qeverisë lokale, që faktikisht kontrollohet nga kinezët, edhe për faktin se vetëm 3 ditë më pas Messi luajti me ekipin e tij në Tokio.
Spektatorët në Hong Kong që kishin paguar deri 570 euro biletën për të parë Messin në fushë, shprehën indinjatën e tyre për mungesën e sulmuesit argjentinas, por edhe për sjelljen e tij, pasi nuk ju drejtua publikut për të kërkuar ndjesë.
Ndërkohë Federata Kineze e Futbollit publikoi një komunikatë ku bën të ditur se vendi aziatik nuk do të mikpres miqësoret e programuara të Argjentinës për në mars. Anulimi i turneut në Kinë është një goditje për Federatën argjentinase që e konsideron kolosin aziatik një merkato strategjike dhe ku ka kontrata të shumta sponsorizimi apo bashkëpunimi me kompani lokale.
Kombëtarja e Argjentinës kishte paralajmëruar një turne në vendin aziatik nga 18 në 26 mars, gjatë të cilit do të përballej me Nigerinë dhe Bregun e Fildishtë në Pekin. /balkanweb/
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, ku në një moment është përmendur…
DASHI Pas javësh pritjeje ose pengesash të vogla, dëshira për të ndërmarrë veprime dhe për të vërtetuar vlerën tuaj kthehet.…
Një tjetër skandal është regjistruar në Bashkinë e Matit këtë të premte. Rruga Derjan-Macukull, e cila u inaguruar 8 muaj…
Prej disa orësh, një pjesë e qytetit të Shkodrës po përballet me mungesë të ujit të pijshëm, situatë që ka…
Sipas AGSH, opsionet si mbyllja apo privatizimi i një transmetuesi publik janë masa ekstreme që do të dëmtonin rëndë pluralizmin…
Eliona Pitarka ka reaguar publikisht pas deklaratës së mjekut ku ajo viziton vajzat, i cili u shpreh se nuk ka…