Në mbrëmjen e 7 nëntorit të këtij viti, ndërsa derbi mes Interit dhe Milanit zhvillohej në “San Siro”, i cili përfundoi 1-1, hajdutët arritën të hyjnë shtëpinë e Arturo Vidalit, duke thyer xhamat, plaçkitur dhomat dhe marrë shumë sende me vlerë.
Në grabitje përfshihet edhe Brabusi i mesfushorit kilan, që kushton rreth 400 mijë euro, të cilin tifozët e njohin shumë mirë, pasi shpesh është protagonist i fotove dhe postimeve në rrjetet sociale të “luftëtarit” të Interit.
None found
Pas ndeshjes, duke u kthyer në vilën e tij në “San Fermo”, në zonën e Como, e njëjta që i përkiste Adrianos në vitin 2008, mesfushori zbuloi se nuk kishte më në garazh Brabusin e tij të dashur, 800 Widestar, i bazuar në modelin e Mercedes-Benz G65 AMG.
Në garazhin e pasur të kilianit kishte mbijetuar Ferrari 488, të cilin hajdutët ishin përpjekur ta vidhnin, por pa sukses. Vetëm pas përpjekjes së dështuar, ata e kthyen vëmendjen te Brabusi.
Automjeti fuoristradë i zi, i cili fuqizohet nga një motor V8 4-litërsh twin-turbo, me një fuqi prej 800 HP në 6600, u rrëmbye nga “skifterët”. Një makinë që e donte shumë kileni, sepse mund të përshpejtonte nga 0 në 100 km/h për 4.1 sekonda dhe të arrinte shpejtësinë maksimale të kufizuar elektronikisht prej 259 km/h.
Po “Fiat Panda”, e quajtur “Pandita”? Blerja e re dhe e dashur e kilenit duket se nuk e ka pasur aspak interesin e hajdutëve. Ajo nuk është prekur fare me dorë, jo më të tentohej të vidhej.
Pas vendimit të fundit të Gjykatës Speciale në Hagë, komuniteti shqiptaro-amerikan ka paralajmëruar zhvillimin e një proteste në New York,…
Kamil Grabara ka pësuar këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e djathtë, ka konfirmuar Juventusi, vetëm pak…
Dashi E diela ju sjell mundësi për të kaluar momente të veçanta me njerëzit që doni. Në dashuri, një surprizë…
Pas vendimit të fundit të Gjykatës Speciale në Hagë, komuniteti shqiptaro-amerikan ka paralajmëruar zhvillimin e një proteste në New York,…
Dy shtetas gjermanë janë ndaluar në Muzeun e Luvrit në Paris, pasi ngjitën dy piktura në mur, pranë të famshmes…
Fustani i zi i Princeshë Dianës, i njohur prej vitesh si “Revenge Dress”, është rikthyer në vëmendjen e publikut, pasi…