Categories: sport

Habit Donnarumma: Penalltia e Sakas? Pas pritjes mendoja që nuk kishte përfunduar

ianluigi Donnarumma ishte heroi i Italisë në finalen e “Euro 2020”.

Italia është fituese e Kampionatit Evropian “Euro 2020”, ku triumfoi ndaj Anglisë pas ekzekutimit të penalltive.

Donnarumma u shpall lojtari i Kampionatit, por italiani priti dy penallti për ta ndihmuar skuadrën e tij ta sjellë trofeun në Romë.

Mirëpo, 21 vjeçari u pa të ishte tejet i qetë edhe pse kishte pritur penalltinë e fundit, por në fakt ai siç tregon në një intervistë nuk e kishte ditur që kishte përfunduar gjithçka.

“Të themi që pas penalltisë (së Sakas) nuk kam kuptuar që kishte përfunduar gjithçka, isha ende me emocionet e penalltisë së Jorginhos”, tha ai.

“Gjatë penalltisë së Jorginhos isha tashmë poshtë dhe pastaj shikova edhe gjyqtarin dhe VAR-in, sepse tani ata shikojnë vendosjen e këmbëve dhe unë doja të dija nëse ishte gjithçka në rregull”, tha Donnarumma.

“Pastaj kur ktheva kokën pashë shokët e mi duke vrapuar dhe nga aty kuptova gjithçka, vërtetë ishte një Kampionat Evropian i mahnitshëm dhe falënderoj edhe shokët e mi sepse kemi raporte fantastike sepse jemi si një familje”, përfundoi Gianluigi Donnarumma.

të fundit

Horoskopi 26 Shtator 2025/ Njihuni me parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Gjatë kësaj dite do të kaloni një pjesë të mirë të pasigurive tuaja. Megjithatë në vendin e punës nuk…

8 hours ago

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, gazetarja Hoxha zbulon debatin e fortë në mbledhjen e KLP: Pati dhunë verbale

Gazetarja Anila Hoxha ka folur për takimin e Nancy VanHorn me drejtuesen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdanin.…

8 hours ago

“Balluku, artileri e rëndë, mos turpëroheni si Gazi në Fier?!”/ Adriana Kalaja shpall kandidaturën për Tiranën

Adriana Kalaja, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka shpallur kandidaturën e saj për Bashkinë e Tiranës.…

9 hours ago

Lala tregon si ra në “rrjetën” e SPAK kryebashkiaku i Kolonjës: U morën celularët e vartësve

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar akuzat e kryetari të bashkisë së Ersekës, Erion Isai, i cili dy ditë më parë…

9 hours ago

“Nuk e tradhtova!”Divorci i bujshëm me Elia Zaharinë, Princ Leka zbulon si nisi romancën me fotografen: I tregova vetë për lidhjen, Blerta ka qenë viktimë

Princ Leka, ka folur për herë të parë mbi divorcin e bujshëm me Elia Zaharinë, si edhe sherrin e dhunshëm…

10 hours ago

Aksident i rëndë në Durrës, automjeti përplas për vdekje këmbësorin 71-vjeçar

Aksident i rëndë në Rrugën e Portit, automjeti përplas për vdekje këmbësorin 71-vjeçar në Durrës. Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 20:30,…

10 hours ago