sport

Haaland thyen heshtjen dhe flet për përplasjen me Pep Guardiolën

Erling Haaland ka pasur një përplasje me trajnerin e tij Pep Guardiola pas zëvendësimit në sfidën ndaj Wolverhampton Wanderers.

Sulmuesi norvegjez u zëvendësua në minutën e 82-të, derisa pasi doli jashtë u pa duke shkëmbyer fjalë me trajnerin Pep Guardiola.

Të lidhura

None found

Shumë fjalë janë shkruar për këtë përplasje, por ka qenë vet Haaland që i ka dhënë fund duke treguar arsyen pse çoi deri te shkëmbimi i fjalëve me trajnerin e tij.

Sulmuesi norvegjez ka thënë se nuk kishte të bënte fare me zëvendësimin e tij, pasi ai iu gëzua golit të argjentinasit Julian Alvarez.

“Unë isha i tërbuar për shkak të diçkaje krejtësisht të ndryshme, nuk kishte asnjë lidhje me zëvendësimin”.

“Isha shumë i lumtur që Julian hyri dhe shënoi gjithashtu. Sigurisht që do të doja të shënoja më shumë gola, por nuk u tërbova se u zëvendësova me të. Jam i kënaqur për djalin që hyri në vendin tim për mua kjo çështje mbyllet këtu”, tha Haaland.

23-vjeçari vazhdon të jetë bindshëm golashënuesi më i mirë i Cityt këtë sezon, ku në 41 ndeshje zyrtare në të gjitha garat ka realizuar 36 gola dhe ka asistuar në gjashtë të tjerë. /Telegrafi/

të fundit

Koreja e Veriut dëbon përfaqësuesin zviceran pas rihapjes së ambasadës në Penian: “Paralajmërim për shtetet që vendosin sanksione

Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut i ka urdhëruar përfaqësuesit diplomatik të Zvicrës të largohen brenda 48 orëve dhe…

2 minutes ago

Haaland pas barazimit me Napolin: Te Manchester City duhet të rikthejmë energjinë

Seria shqetësuese e rezultateve të Manchester Cityt vazhdoi edhe në Ligën e Kampionëve, pasi skuadra barazoi 2-2 me Napolin. Pas…

2 minutes ago

Kriza e pengjeve në një supermarket në Kolumbi përfundon pas 14 orësh, shpëtohen 30 persona

Ka marrë fund pa pasoja për pengjet kriza disaorëshe në një supermarket në qytetin e Kartagjenës, në Kolumbi. Forcat e…

3 minutes ago

Sekuestrohen 21 kuti me fishekzjarrë të dyshuar të kontrabanduar, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar fazën e katërt të operacionit të koduar “Fireworks”, duke goditur një tjetër rast të posedimit…

7 minutes ago

Gërvalla: Në Kosovë janë regjistruar 19 mijë e 916 raste të dhunës në familje që nga viti 2019

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka bërë thirrje për angazhim të vazhdueshëm institucional dhe shoqëror në luftën kundër…

8 minutes ago

Muriqi pritet të jetë titullar në përballjen ndaj Shakhtarit

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi pritet t’i prij sulmit të Fenerbahçes në ndeshjen e Championsit kundër Shakhtarit. Mediumet…

9 minutes ago