sport

“Haaland dëshiron vetëm Barcelonën”

Sipas raporteve nga Daily Star, Erling Haaland do të merrte kohë për vendimin në lidhje me të ardhmen e tij për t’i dhënë Barcelonës mundësinë për të mbledhur rreth 300 milionë euro të nevojshme për ta sjellë atë në Camp Nou.

Destinacioni i tij i preferuar, në fakt, do të ishte Katalonja, pavarësisht se ka shumë top klube evropiane për të, mbi të gjitha Real Madrid dhe Manchester City, por edhe PSG që do të dëshironte që ai t’i bashkohej skuadrës në rast se Mbappe largohet nga Parisi.

Në ato 300 milionë janë përfshirë jo vetëm çmimi i transferimit, por edhe komisionet dhe paga.

Në fund të sezonit, klauzola do të aktivizohet

Në fund të sezonit lojtari do të mund të largohet nga Borussia Dortmund në rast se një klub paguan 75 milionët e klauzolës së lirimit që do të aktivizohet në qershor.

Shumë klube evropiane, duke filluar nga Reali, mund ta paguajnë atë shumë. Edhe Barcelona, pavarësisht borxhit monstruoz.

Sipas Terry Gibson, ish-sulmuesi i Man United, kjo do të thotë se katalanasit mund të përballojnë edhe blerjen e sulmuesit norvegjez.

“Ata do të gjejnë paratë. Ata gjithmonë gjejnë mënyra për të rritur të ardhurat. Ata sapo hynë në një marrëveshje të re të madhe sponsorizimi të bluzave, e cila do të jetë më e larta në botë. Ata do të jenë atje 100% ” tha Gibson. /albeu.com/

Tags: haaland

të fundit

Ousmane Dembele fiton “Topin e Artë” 2025, mposht në duel direkt talentin Lamine Yamal

Ousmane Dembele ka fituar “Topin e Artë” për vitin 2025. Sulmuesi francez mposhti në garë direkte talentin e Barcelonës, Lamine…

35 minutes ago

Presidentja e Moldavisë thotë se Rusia po synon të nxisë trazira dhe të blejë vota

Presidentja properëndimore e Moldavisë, Maia Sandu, e akuzoi Rusinë se po paguan “qindra persona” për ta destabilizuar këtë shtet para…

53 minutes ago

“Topi i Artë” 2025/ PSG, fituesi i çmimit “Klubi i Vitit” për meshkuj

PSG u kurorëzua klubi më i mirë i vitit këtë të hënë gjatë ceremonisë së “Topit të Artë” 2025, dhe…

1 hour ago

Plas sherri për Fatmir Hysenbelliun, modelja nga Kosova nxjerr zbuluar Angela Martinin: Pa të s’do të isha gjallë, familja më burgosi

Modelja Angela Martini dhe Fatmir Hysenbelliu vijojnë përplasjet virtuale ku kanë publikuar mesazhe të vjetra dhe kanë hedhur akuza ndaj…

1 hour ago

VIDEO/ Lamine Yamal fiton “Trofeun Kopa” për vitin 2025

Lamine Yamal është shpallur fitues i "Trofeut Kopa" 2025, çmimi prestigjioz që i jepet futbollistit më të mirë nën moshën…

2 hours ago

Trajnerët më të mirë të vitit 2025: Luis Enrique dhe Sarina Wiegman

Në ceremoninë e Topit të Artë 2025, Luis Enrique u shpall "Trajneri i Vitit", duke njohur lidershipin e tij të…

2 hours ago