Një duel i veçantë mes dy futbollistëve të Arsenalit do të jetë në qendër të vëmendjes në fazën e 1/16 së finales të Kupës së Botës 2026, ku Suedia e Viktor Gyokeres do të ndeshet me Francën e William Salibas.
None found
Vetëm disa javë pasi ngritën së bashku trofeun e Ligës Premier në Londrën Veriore, sulmuesi suedez dhe mbrojtësi qendror francez do të kalojnë në anë të kundërta në skenën ndërkombëtare, ndërsa Franca hyn në këtë turne si një nga pretendentet kryesore për fitore.
Pas paraqitjeve të tij si një nga lojtarët më të spikatur të Suedisë në fazën e grupeve, Gyokeres u shpreh i motivuar për sfidën ndaj atij që konsiderohet një prej mbrojtësve më të fortë në botë.
“Po pres me padurim ta shoh dhe të luaj kundër tij. Do të jetë argëtuese”.
Edhe pse Suedia shihet si skuadra më pak e favorizuar në këtë përballje, pas një kualifikimi të vështirë nga faza e grupeve, sulmuesi beson se ekipi i tij ka arsye të mjaftueshme për të synuar befasinë.
“Ne kemi besimin tonë. Mendoj se duhet të besojmë te vetja. Kemi parë në shumë ndeshje të këtij turneu se skuadrat që nuk konsideroheshin favorite kanë arritur të fitojnë”.
“Mund të bësh paraqitje të mira edhe kur luan kundër ekipeve më të mira në botë”.
“Sigurisht që mund të jemi favoritët më të vegjël, por ne vazhdojmë të besojmë te vetja”.
Gyokeres nënvizoi gjithashtu se për të nxjerrë jashtë Francën, Suedia duhet të zhvillojë një ndeshje thuajse pa gabime.
“Duhet të jemi në nivelin tonë maksimal. Organizimi ynë defensiv duhet të jetë pothuajse perfekt dhe më pas duhet të shfrytëzojmë rastet që do të na krijohen”, përfundoi Gyokeres./
Bëhen 31 vjet nga rrëmbimi i veprimtarit të çështjes kombëtare, Remzi Hoxha, i cili u mor me forcë nga vendi…
Vetëm pak ditë para zgjedhjeve në Serbi, përpjekjet për ta shtrirë fushatën zgjedhore dhe mbajtjen e tyre edhe në Kosovë…
Ëndrra evropiane ka qenë thuajse gjithmonë një ëndërr që ka qëndruar në sirtarët e të rinjve shqiptarë.Jetesa në vendet e…
Jakup Krasniqi ka refuzuar kontrollin mjekësor nga mjekët në Hagë, duke deklaruar se nuk do të pranojë më kujdes shëndetësor…
Publicisti Rexhep Shahu, në një prononcim për “Bota sot”, ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke kritikuar kryeministrin Edi…
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj në një lidhje live me gazetarin Ilir Kazaferi në Euronews Albania ka folur lidhur…