Ivan Gvozdenovic konfirmoi se ka dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit të Elbasanit, pas lajmeve që u përhapën për largimin e tij. Ai shpjegoi publikisht arsyet e këtij vendimi.
None found
“Po, është e vërtetë që kam dorëzuar dorëheqjen nga ekipi i Elbasanit. Kështu funksionon futbolli: kur rezultatet nuk janë ato që priten, përgjegjësinë duhet ta marrë trajneri i pari. Dua të falënderoj të gjithë futbollistët, drejtuesit e klubit dhe çdo njeri me të cilin bashkëpunova gjatë kësaj periudhe në këtë qytet.
Falënderim të veçantë kam për tifozët e Elbasanit, që na përkrahën dhe qëndruan pranë skuadrës. Mbështetjen e tyre e çmoj shumë dhe këtë periudhë do ta kujtoj me respekt”, u shpreh Gvozdenovic.
Trajneri serb duket i vendosur në qëndrimin e tij dhe tani pritet reagimi i drejtuesve të klubit. Orët e ardhshme do të tregojnë nëse ndarja e palëve do të bëhet zyrtare apo nëse Elbasani do të tentojë ta bindë Gvozdenovicin të vijojë punën me skuadrën.
Erërat e forta që po mbizotërojnë në vend, veçanërisht në rajonet e Pejës dhe Gjakovës, mund të shkaktojnë dëme në…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, në margjina të Samitit të…
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për kërkesën që Samiti i NATO-s të zhvillohet në Shqipëri,…
Afrim Qendro është shkarkuar nga detyra e Kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), rreth nëntë muaj pasi…
Fitorja e Shqipërisë ndaj Finlandës i ka shijuar më së shumti kryeministrit Rama, i cili shprehet se ishte në një…
Një ngjarje tragjike që tronditi opinionin publik në Britaninë e Madhe po shqyrtohet në gjykatë. Nëna e një 20-vjeçari, i…