Holandezi i famshëm, Ruud Gullit, nuk e çmon aspak drejtimin që ka marrë futbolli modern. Ai ka mbajtur një qëndrim shumë të ashpër në lidhje me evoluimin e sportit që aq shumë e ka dashur, duke theksuar se tani ka vendosur të mos shikojë më ndeshje.
“Kam vendosur të mos shikoj më futboll. Nuk më pëlqen më sporti ynë. Pashë Arsenal-Chelsea, çfarë ndeshje plehrë!”, – është shprehur fillimisht ish-lojtari i Holandës dhe Milanit.
None found
Më tej Gullit argumenton qëndrimin e tij: “Shikoj lojtarë që përpiqen të fitojnë goditje këndi, që vonojnë rivëniet ansësore, shikoj mbledhësit e topave që janë gati t’u japin peshqirë lojtarëve. Futbolli është bërë i tmerrshëm. Shpresoj që të mos jetë ky drejtimi që kemi marrë”.
Gullit kërkon një futboll më elektrizues, me më shumë driblime dhe më pak skema nga goditjet standarde. “Po pres të shikoj lojtarë që duan ta driblojnë mbrojtësin, dikë si Lamine Yamal. Më mungon gëzimi, nuk argëtohem më kur shoh këtë futboll. Të gjithë kufizohen te fakti që bëjnë detyrën e tyre në fushë. Ku janë dribluesit? Ku janë lojtarët me personalitet? Pse të gjithë pasojnë? Pasime, pasime dhe vetëm pasime!”
Liga e Kampionëve rikthehet këtë javë me përballje të mëdha dhe pritshmëri të larta për një tjetër sezon spektakolar në…
Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Ne asnjë moment nuk do lindin mosmarrëveshje…
Michael Olise mbetet një prej pikëpyetjeve më të mëdha për Bayern Munichun, edhe pse sezoni sapo ka filluar. E ardhmja…
E ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, foli për takimet e së premtes…
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, i ftuar në Çim Peka Live hodhi akuza të forta në drejtim të qeverisë dhe kryeministrit Edi…
Kategoria e TretëKategoria e Tretë duket se do të ketë shumë ekipe të reja në renditjen e saj [...]Read More...