Real Madridi regjistroi një fitore të thellë 4-1 ndaj RB Leipzigut në ndeshjen e mbrëmshme të Ligës së Kampionëve.
Arda Guler dhe Kylian Mbappe patën një ndikim të rëndësishëm në suksesin e skuadrës spanjolle, pasi të dy futbollistët gjetën rrugën e rrjetës.
None found
Goli i mesfushorit ofensiv turk erdhi pas një devijimi të goditjes së Mbappes, e cila ishte drejtuar drejt portës.
Pas ndeshjes, Guler e komentoi me humor rastin: “Ia vodha golin Mbappes, por kjo ndodhi sepse e dija që ai do të shënonte edhe një tjetër. Kështu që, nuk ka problem”.
Futbollisti 21-vjeçar vlerësoi gjithashtu përkrahjen e tifozëve në stadiumin “Santiago Bernabeu”, duke e cilësuar praninë e tyre si një motivim të madh për Real Madridin.
“Është një faktor kyç, sepse kur luajmë në shtëpi, para tifozëve tanë, përpiqemi të japim gjithçka për ta”, shtoi turku.
Jurgen Klopp ka rrëfyer se ende nuk ka arritur ta përballojë vdekjen e Diogo Jotas, duke zbuluar tronditjen e thellë…
Sot, para deputetëve të Komisionit të Financimit dhe Buxhetit, ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, prezantoi Propozimin për ndryshimin dhe plotësimin…
Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar ndaj tabelës së publikuar nga kryeministri Edi Rama, përmes së cilës ai krahasoi…
Kombëtarja e Kosovës në muajin nëntor do të zhvillojë dy përballje, ndaj Izraelit në shtëpi dhe Irlandës në udhëtim.“Dardanët” me…
Milazim Bajraktari po synon të fitojë gjithnjë e më shumë hapësirë te SC Gjilani, pas transferimit nga Trepça ’89 gjatë…
Këtë vit në Klinikën Universitare të Urologjisë janë kryer gjithsej 15 transplante veshke, krahasuar me 11 gjatë gjithë vitit 2025,…