Mundësia që Pep Guardiola të emërohet në krye të kombëtares italiane është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes.
None found
Gabriele Gravina, presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, ka konfirmuar se janë zhvilluar kontakte me teknikun spanjoll, por pa siguruar se bisedimet do të mbyllen me një marrëveshje.
Gravina ka sinjalizuar gjithashtu se Federata mund të bëjë edhe “përjashtime” në aspektin financiar për të përballuar pagën e Guardiolës.
Sidoqoftë, gazeta e njohur italiane La Gazzetta dello Sport raporton se pretendimi i trajnerit katalanas përbën pengesën kryesore.
Për të marrë drejtimin e “Azzurrëve”, Guardiola mësohet se ka kërkuar një pagë vjetore prej 20 milionë eurosh. Kjo shumë është dy herë më e madhe se oferta që Federata Italiane kishte parashikuar në fillim.
Mediumi italian ngre mundësinë që një kërkesë e tillë të jetë paraqitur qëllimisht për ta bërë të paarritshme marrëveshjen dhe për ta shtyrë Italinë të heqë dorë.
Më herët, Guardiola ka lënë të kuptohet se synon të pushojë pasi të ketë përfunduar një dekadë në stolin e Manchester Cityt, përpara se të angazhohet në një tjetër projekt të madh.
Pavarësisht vështirësive, drejtuesit italianë ende e vlerësojnë atë si kandidatin ideal. Paolo Maldini dhe Leonardo, të përfshirë në projektin sportiv të kombëtares së Italisë, e kanë Guardiolën si alternativën e parë, por nuk janë të gatshëm ta sigurojnë me çdo çmim.
Nëse palët nuk gjejnë gjuhën e përbashkët, Andrea Pirlo kryeson listën e kandidatëve të tjerë, i ndjekur nga Roberto Mancini dhe Antonio Conte.
Kombëtarja italiane ndodhet në një prej etapave më të vështira të historisë së saj futbollistike, pasi nuk ka arritur të kualifikohet në tri edicionet e fundit të Kupës së Botës: 2018, 2022 dhe 2026.
Taulant Xhaka ka reaguar pas pranimit publik të vëllait të tij, Granit Xhakës, se kishte siguruar një certifikatë vaksinimi kundër…
Lumbardh Dellova zhvilloi një paraqitje të fortë në fitoren e madhe të Amedspor ndaj Beşiktaşit, në një ndeshje ku mbrojtësi…
Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski sonte njoftoi se suplemente për potencë janë në qendër të aksionit i cili filloi sot…
Është liruar nga paraburgimi në Serbi, Osman Selmani, i cili ishte arrestuar nga autoritetet serbe në korrik të këtij viti.…
Pas pesë javësh të sezonit të ri në Premier League, kampionati do të hyjë në një pauzë trejavore për shkak…
Alban Xhaferi duke kënduarDitën e sotme, është mbajtur Kupa “Miqësia” në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës [...]Read More...