Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, këmbëngul se është i qetë për lajmet nga Spanja që sugjerojnë se Erling Haaland është i pakënaqur në Angli dhe dëshiron një transferim te Reali i Madridit.
Mediat në atdheun e Guardiolës pretendojnë se norvegjezi do të ishte i hapur për një kalim në kryeqytetin spanjoll gjatë verës, me Realin të përgatitur për të aktivizuar klauzolën e prishjes së kontratës, pavarësisht se ka gjithashtu një interes për sulmuesin e PSG-së, Kylian Mbappe. Megjithatë, katalanasi nuk ndikohet nga spekulimet dhe zbuloi se Haaland mund të jetë titullar në transfertën e së hënës në Brentford.
“Ai është gati”, tha Guardiola me një buzëqeshje kur u pyet nëse Haaland ishte gati me paraqitjen e tij si zëvendësues kundër Burnleyt, për të siguruar një vend titullari në stadiumin “Gtech Community”. Golashënuesi më i mirë i Premier Ligës kishte munguar që nga fillimi i dhjetorit pas një problemi në këmbë që pësoi në ndeshjen kundër Aston Villës.
Duke iu referuar zërave të merkatos një ditë pas mbylljes së saj, trajneri i kampionëve të Anglisë tha: “Nuk e di, ju duhet të pyesni mediat nga Madridi nëse ai është i lumtur. Ndoshta ata kanë më shumë informacion se ne. Ne nuk e kemi atë ndjesinë se ai është i pakënaqur. Ai ishte, sepse nuk luajti për dy muaj i dëmtuar. Por ndoshta mediat nga Spanja, veçanërisht Madridi, kanë më shumë informacion se ne. Nuk mund të thuash se ai nuk u përshtat shpejt ose nuk ishte mirë që kur mbërriti duke pasur parasysh nivelin që tregoi që nga dita e parë. Ne nuk mund të kontrollojmë atë që ju ose njerëzit thonë. Nëse ai është i lumtur apo jo i lumtur, ai do të marrë vendimin e tij”. /panoramasport/
Gazetarja Klodiana Lala treguar detaje nga aksioni i SPAK, i bërë pak ditë më parë në dy kulla në Tiranë.…
Një defekt në linjë e OST 110 kv Traktora ka lënë pa energji disa zona pa energji në Tiranë. Deri…
Djali i këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, feston sot 4-vjetorin. Bashkëshortja e tij Selvija, ka ndarë në rrjetet sociale një…
NATO do të vazhdojë të punojë me Danimarkën dhe Grenlandën për sigurinë në rajonin e Arktikut, tha sot Sekretari i…
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, përsëriti të martën se nuk pajtohet me vendosjen e trupave turke ose të Katarit në Rripin…
Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Bia Khalifa, pas daljes nga shtëpia ka bërë disa deklarata të forta në lidhje…